Flash

Rrëfimi i shqiptarit të akuzuar për përdhunim: Jetën ma shkatërroi

Lapsi.al 1 November 2022
Rrëfimi i shqiptarit të akuzuar për përdhunim: Jetën ma

45-vjeçari nga Vlora, Spartak Dyrmishi i akuzuar për përdhunim ka mbërritur këtë pasdite në Gjykatën e Evelpidon në Greqi. Ai u arrestua mbrëmjen e kaluar në qytetin e Vlorës.

Shqiptari arriti të arratisej nga Greqia në datën 27 tetor, pak para se të shpërndahej një urdhër-arresti për të. Menjeherë pas arrestimit ai shprehu dëshirën për tu dorëzuar në Greqi. Mediat greke shkruajnë se ai ka pranuar përdhunimin e një vajze dhe tentativën e dy të tjerave.

“Droga dhe alkooli më kanë shkatërruar jetën. Isha nën ndikim e tyre kur ndodhi ajo për të cilën ankohen dy vajzat. Këtë gjë që e konfirmoj”, - mësohet se u ka thënë ai policëve që po trajtojnë rastin.

45-vjeçari ka dalë nga pallati në rrugën Thiras, ku është marrë që në momentin e parë, i veshur me jelek antiplumb dhe duke çaluar lehtë.

Kur të dalë përpara drejtësisë i akuzuar edhe për dhunë në familje pasi dyshohet se ka rrahur nënën e tij. Ai akuzohet se përdhunoi një 34-vjeçare greke në një stacion autobusi. Më pas tentoi të përdhinonte edhe 2 të tjera në të njëjtën zonë. ©LAPSI.al

Të këshilluara

Plagoset me thikë 40-vjeçari në Tiranë

Adrian Ismailaj, 40 vjeç është personi që ka mbetur i plagosur me thikë këtë pasdite. Mësohet se 40-vjeçari ndodhet në apitalin e Traumës, jashtë rrezikut për j...

20:16

17 raste të reja me Covid në Shqipëri

Ministria e Shëndetësisë ka publikuar të dhënat e fundit mbi situatën me Covid-19 në vend. Në njoftim bëhet me dije se në 24 orët e fundit, nga 641 testime t...

17:17

Dështojnë negociatat për bashkimin e PD

Negociatat për bashkimin e Partisë Demokratike, me qëllim daljen me kandidat të përbashkët në zgjedhjet e 14 majit 2023 kanë dështuar. DEKLARATË E GRUPIT TE DE...

17:13

ide

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

90.94

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI