Flash

Reagon Berisha: Nuk i preket flamuri PD-së, opozita nuk mund të pengohet

Lapsi.al 1 November 2022
Reagon Berisha: Nuk i preket flamuri PD-së, opozita nuk mund të

Duke komentuar deklaratën e bërë publike nga grupi Alibeaj-Bardhi, kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha është treguar i prerë se nuk e prek kush flamurin e PD-së. Duke iu përgjigjur interesit të gazetarëve, Berisha u shpreh ‘të sigurtë të jeni se ai që prek flamurin e PD-së, i ka bërë hesapet shumë, shumë keq’.

‘Opozita nuk mund të pengohet nga asgjë për të firmosur fitoren në këto zgjedhje. Zotërinjtë, një grup deputetësh, u ftuan, ose erdhën, pa asnjë lloj paragjykimi dhe prapamendimi që të bashkohen nëse donin, të garonin për çdo post në këto bashki, të paraqisnin kandidatura, ose në përputhje me statutin të krijonin, po të duan fraksionin. Por ata, sa janë nuk e di, por ata nuk duan as statutin as primaret dhe as fraksionin. Të sigurtë të jeni se ai që prek flamurin e PD-së, i ka bërë hesapet shumë, shumë keq. Kjo do të thotë që do e shikoni në ditët e ardhshme. Nuk i preket flamuri Partisë Demokratike’, tha gjatë fjalës së tij, kreu i PD-së, Sali Berisha

Të këshilluara

17 raste të reja me Covid në Shqipëri

Ministria e Shëndetësisë ka publikuar të dhënat e fundit mbi situatën me Covid-19 në vend. Në njoftim bëhet me dije se në 24 orët e fundit, nga 641 testime t...

17:17

Dështojnë negociatat për bashkimin e PD

Negociatat për bashkimin e Partisë Demokratike, me qëllim daljen me kandidat të përbashkët në zgjedhjet e 14 majit 2023 kanë dështuar. DEKLARATË E GRUPIT TE DE...

17:13

ide

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

90.94

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI