Flash

Qëllohet për vdekje anëtari i grupit Migos

Lapsi.al 1 November 2022
Qëllohet për vdekje anëtari i grupit Migos

Takeoff, anëtari i grupit rap “Migos”, u qëllua për vdekje në Houston.

Reperi 28-vjeçar, emri i vërtetë i të cilit është Kirshnik Khari Ball, ishte në Teksas së bashku me dajën e tij dhe reperin Quavo për Halloween. Policia u thirr për të shtënat në një rrugicë rreth orës 2:40 të mëngjesit të së martës, sipas KPRC-së, (radio) degë e NBC-së në Houston.

Reperët dyshohet se po luanin me zare me një grup njerëzish të tjerë kur shpërtheu një përleshje dhe dikush hapi zjarr, duke qëlluar në Takeoff. Bëhet me dije se Quavo nuk ishte lënduar.

“Oficerët thanë se kur arritën në vendngjarje, gjetën një turmë të madhe dhe një burrë me plagë në kokë ose qafë. Burri u shpall i vdekur në vendngjarje”, tha HPD për degën e NBC KPRC.

Hiti kryesor i Migos ishte “Versace” në 2013, një këngë më vonë me Drake. Treshja e repit vazhdoi të dominonte listat me bashkëpunëtorë të tjerë, duke përfshirë Katy Perry, Lil Uzi Vert, Nicki Minaj, Jay-Z, Beyonce dhe Cardi B.

Departamenti i policisë shkroi në Twitter se oficerët e saj iu përgjigjën të shtënave në qendër të Huston-it dhe se një viktimë u gjet e vdekur. Më vonë shtoi se dy viktima të tjera “u dërguan me automjete private në spitale”.

Të këshilluara

Ndahet nga jeta reperi Takeoff

Anëtari i Migos, Takeoff  është ndarë nga jeta në  moshën 28-vjeçare. Reperi u qëllua në një rrugicë bowling në Teksas herët të martën sipas TMZ. Në orën 2:4...

14:20

ide

Dhunë? Po, të lutem! Por, kundër kujt?

Dëmi që i është bërë Shqipërisë përgjatë qeverisjes së regjimit të Ramës, është radikalisht i pakrahasueshëm me dëmin minimal të shkaktuar përgjatë këtyre ditëve."

20:08 Agon Hamza

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

91.32

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI