Flash

Pas Lushnjës, tritoli trondit edhe Fushë Krujën

Lapsi.al 1 November 2022
Pas Lushnjës, tritoli trondit edhe Fushë Krujën

Pas Lushnjës tronditet edhe Fushë Kruja. Mediat raportojnë se në këtë qytet ka pasur një shpërthim në një banesë. Deri më tani raportohet vetëm për dëme materiale. Në vendin e ngjarjes kanë shkuar forca të policisë. Shpërthimi ka ndodhur në një banesë në lagjen Zallë.

Më herët një shpërthim u regjistrua në një banesë të Lushnjës. Shpërthimi ndodhi në lagjen “18 Tetori”. Mediat raportojnë se banesa është në pronësi të shtetasit Arben Turku. Ai ndodhet aktualisht në emigrim.

Në banesë jeton Altin Lamçe, tregtar në tregun e fruta-perimeve të qytetit. Tritoli dyshohet se është hedhur nga autorët në ecje, nga rruga drejt oborrit të shtëpisë.

Si pasojë e shpërthimit janë thyer xhamat dhe dyert e kësaj banese. Paraprakisht nuk raportohet për persona të lënduar. Në vendin e ngjarjes kanë shkuar forca të policisë. Ata kanë marrë në pyetje familjarët dhe po përpiqen të kuptojnë motivet e ngjarjes. ©LAPSI.al

LEXO EDHE: Një shpërthim tritoli trondit Lushnjën

Të këshilluara

Një shpërthim tritoli trondit Lushnjën

Një shpërthim ka ndodhur mbrëmjen e sotme në një banesë private në lagjen “18 Tetori” në Lushnjë. Mediat raportojnë se banesa është në pronësi të shtetasit Arbe...

22:43

Berisha: Mes Ramës dhe Veliajt ka probleme!

Sali Berisha thotë se marrëdhënia mes Ramës dhe Veliajt nuk është e mirë dhe se mes tyre ka probleme. Kryetari i PD, deklaroi se gara e PD për Tiranën, bashkinë...

21:50

ide

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.94

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI