Flash

Nisin ndryshimet e para në Twitter

Lapsi.al 1 November 2022
Nisin ndryshimet e para në Twitter

Pronari i ri i Twitter-it, Elon Musk, ka thënë se procesi i fitimit të një shenjës blu në llogaritë e verifikuara do të rishikohet dhe thuhet mund të bëhet e detyrueshme një pagesë prej 20 dollarësh në muaj për çdo llogari që dëshiron të jetë e verifikuar.

Shenja blu është aktualisht falas dhe është një mënyrë për të sinjalizuar se një llogari është autentike.

Musk përfundoi blerjen e tij prej 44 miliardë dollarësh të gjigantit të mediave sociale të premten dhe e ka riemërtuar veten si Shefi Twit në Twitter.

Postimi i Musk në Twitter, të dielën, nuk dha më shumë detaje se çfarë saktësisht mund të ndryshojë. Por sipas faqes së teknologjisë The Verge, e cila citoi burime të brendshme, Twitter tani dëshiron t'i tarifojë njerëzit 19,99 dollarë në muaj për të mbajtur statusin e tyre të verifikimit me shenjën blu.

Përdoruesve të verifikuar do t'u jepen 90 ditë për t'u abonuar ose do të përballen me humbjen e shenjës së tyre blu.

Punonjësve iu dha projekti të dielën dhe u është thënë se duhet ta nisin skemën deri më 7 nëntor ose rrezikojnë të humbasin vendet e tyre të punës.

Të këshilluara

Qëllohet për vdekje anëtari i grupit Migos

Takeoff, anëtari i grupit rap “Migos”, u qëllua për vdekje në Houston. Reperi 28-vjeçar, emri i vërtetë i të cilit është Kirshnik Khari Ball, ishte në Teksas...

16:20

Ndahet nga jeta reperi Takeoff

Anëtari i Migos, Takeoff  është ndarë nga jeta në  moshën 28-vjeçare. Reperi u qëllua në një rrugicë bowling në Teksas herët të martën sipas TMZ. Në orën 2:4...

14:20

ide

Dhunë? Po, të lutem! Por, kundër kujt?

Dëmi që i është bërë Shqipërisë përgjatë qeverisjes së regjimit të Ramës, është radikalisht i pakrahasueshëm me dëmin minimal të shkaktuar përgjatë këtyre ditëve."

20:08 Agon Hamza

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

91.32

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI