Flash

Mustafaj: Cilët janë përgjegjësit për dështimin e bashkimit të PD

Lapsi.al 1 November 2022
Mustafaj: Cilët janë përgjegjësit për dështimin e

Tashmë dështuan negociatat në Partinë Demokratike, për gjetjen e një gjuhe të përbashkët për të nxjerrë nga një kandidat të vetëm për zgjedhjet e 14 majit. Me anë të një deklarate, grupi i Alibeajt njoftoi se nuk është arritur asnjë marrëveshje me grupin e Sali Berishës. Për këtë pati disa ditë negociata intensive, por Berisha nuk hoqi dorë nga primaret. Për rrjedhojë grupi i Alibeajt do të dalë me kandidatët e saj në zgjedhjet e 14 majit. Besnik Mustafaj thotë se vendimi i Alibeajt për të mos gjetur një marrëveshje me Berishën, përbën lajm të hidhur, por jo tragjik.

“Unë kam pasur dyshimet e mia se Alibeaj do të bënte marrëveshje me Berishën. Deklarata e sotme e Alibeajt është një lajm i hidhur, por jo tragjik. Tani PD duhet të përcaktojë strategjinë”, - tha Mustafaj në një intervistë për ABC.

Mustafaj u shpreh se përçarja e Partisë Demokratike i intereson Ramës dhe PS-së.

“Përgjegjës deri tani ishte Basha. Ai tani i ka dorëzuar çelëast. Tani përgjegjës janë Alibeaj dhe Bardhi. Ndërsa përgjegjësi kryesor është Rama. Përçarja i intereson Ramës dhe PS-së. Besoj se i pari që nuk e do bashkimin është Basha. Ai pret në hije për të dështuar PD-së për të thënë se unë jam më i mirë. Vendimi i sotëm i Alibeajt ka shkaktuar dëshpërim te demokratët”, - tha Mustafaj.

Të këshilluara

Berisha: Mes Ramës dhe Veliajt ka probleme!

Sali Berisha thotë se marrëdhënia mes Ramës dhe Veliajt nuk është e mirë dhe se mes tyre ka probleme. Kryetari i PD, deklaroi se gara e PD për Tiranën, bashkinë...

21:50

ide

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.94

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI