Flash

Instagram shfaq probleme, përse po çaktivizohen llogaritë papritmas

Lapsi.al 1 November 2022
Instagram shfaq probleme, përse po çaktivizohen llogaritë

Miliona përdoruesve të Instagramit u janë pezulluar llogaritë rastësisht(dhe as Instagrami nuk e di se çfarë po ndodh).Të hënën në mëngjes, miliona përdorues të Instagram u bllokuan nga llogaritë e tyre dhe u përshëndetën me një mesazh që thoshte: "Ne e pezulluam llogarinë tuaj më 31 tetor 2022". Nëse jeni një nga ata njerëz, mos u frikësoni (ende). Sipas një deklarate nga platforma e mediave sociale, ata po punojnë për një zgjidhje për të rregulluar ndërprerjen.

Downdecetor aktualisht tregon mijëra raporte të aplikacionit që nuk funksionon.

Një njoftim u është shfaqur mijëra përdoruesve që u thotë se "ne e pezulluam llogarinë tuaj më 31 tetor 2022".

Platforma e konfirmoi çështjen në Twitter, duke thënë:

“Ne jemi të vetëdijshëm se disa prej jush kanë probleme me aksesin në llogarinë tuaj në Instagram. Ne po e shqyrtojmë çështjen dhe kërkojmë ndjesë për shqetësimin.”

Pezullimet gjithashtu duket se po bëjnë që numri i ndjekësve të bjerë në mënyrë dramatike.

Një vështrim i shpejtë në llogarinë e Cristiano Ronaldos (personi më i ndjekur në Instagram) tregon se ka humbur 3 milionë ndjekës nga 493 milionë që kishte vetëm një ditë më parë, ndërsa llogaria zyrtare e Instagramit është ulur me mbi 1 milion.

Të këshilluara

Elon Musk kërkon rikthimin e 'Vine'

Elon Musk dëshiron të rikthejë, 'Vine'. Inxhinierët e Twitter po punojnë për një rindezje të aplikacionit, i cili mund të dalë në treg deri në fund të vitit, ra...

13:15

Elon Musk shkarkon bordin drejtues të Twitter

Elon Musk ka shpërndarë bordin e Twitter dhe e ka bërë veten “drejtorin e vetëm” të kompanisë. Veprimi u ndërmor të enjten si pjesë e blerjes së kompanisë pr...

11:42

Bie Instagram, pezullon disa llogari

Instagram ka ndaluar së funksionuari. Përdoruesit nuk mund të hynin në internet dhe në vend të kësaj panë një mesazh që tregonte se llogaria e tyre ishte pez...

15:51

Verifikimi në Twitter, së shpejti me pagesë

Përdoruesit e Twitter që  kanë arritur verifikimin e shumëpritur të llogarisë së tyre nga platforma, tani do të duhet të paguajnë nëse duan të mbajnë atë. Ve...

12:40

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI