Flash

Elon Musk kërkon rikthimin e 'Vine'

Lapsi.al 1 November 2022
Elon Musk kërkon rikthimin e 'Vine'

Elon Musk dëshiron të rikthejë, 'Vine'. Inxhinierët e Twitter po punojnë për një rindezje të aplikacionit, i cili mund të dalë në treg deri në fund të vitit, raporton Axios.

Disa punonjës janë caktuar të shikojnë bazën e vjetër të kodit të 'Vine'. Ajo nuk është ndryshuar apo përditësuar që nga mbyllja në 2016.

Vine, e cila publikoi video të shkurtra gjashtë sekondash, u mbyll nga Twitter sepse nuk kishte mjaft përdorues dhe nuk fitonte para. Platformat si Instagram dhe Snapchat prezantuan klipe më të gjata dhe disa krijues filluan të negociojnë për pagesën e postimit. Twitter eksploroi shitjen e aplikacionit, por nuk gjeti kurrë një blerës. Ai gjithashtu mendoi ta prezantonte atë në aplikacion por nuk e bëri.

Elon Musk postoi një sondazh  duke pyetur nëse kompania duhet të rikthejë Vine. “Nëse do ta bënit këtë dhe do të konkurronit me tik tokdo të ishte qesharake”, u shpreh dikush. Krijuesi i Vine, Dom Hofmann, shkroi në Twitter si përgjigje ndaj lajmeve që aplikacioni i tij mund të rikthehej: "Nëse do të ringjallni softuerin e dashur, mos shikoni më larg se standardi i artë", tha ai, duke ndarë një foto të lojës vidoe Runescape.

Marrë nga: Independent

Lexo Edhe:https://lapsi.al/2022/10/31/verifikimi-ne-twitter-se-shpejti-me-pagese/

Të këshilluara

Elon Musk shkarkon bordin drejtues të Twitter

Elon Musk ka shpërndarë bordin e Twitter dhe e ka bërë veten “drejtorin e vetëm” të kompanisë. Veprimi u ndërmor të enjten si pjesë e blerjes së kompanisë pr...

11:42

Bie Instagram, pezullon disa llogari

Instagram ka ndaluar së funksionuari. Përdoruesit nuk mund të hynin në internet dhe në vend të kësaj panë një mesazh që tregonte se llogaria e tyre ishte pez...

15:51

Verifikimi në Twitter, së shpejti me pagesë

Përdoruesit e Twitter që  kanë arritur verifikimin e shumëpritur të llogarisë së tyre nga platforma, tani do të duhet të paguajnë nëse duan të mbajnë atë. Ve...

12:40

Punonjësit e Twitter, kundër Elon Musk

Punonjësit e Twitter i kanë shkruar një letër të hapur Elon Musk. Ata kanë protestuar ndaj lajmit se ai do të  pushojë 75 për qind të kompanisë. Letra  ende ...

13:12

ide

Ortaku besprerë i Ron Yeffetit

Fabula e përdorimit të sipërmarrëses Arieta Puca, që u promovua nga Rama, për ti hapur rrugën hyrjes në skenë të mikut të tij hebre, përbën realizimin më gjenial të të njëjtit skenar të rilindjes: “Sa më e madhe ëndrra që hidhet në treg, aq më e rëndë është goditja financiare që po përgatitet”

13:41 Andi Bushati

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

91.80

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI