Flash

E dashura e Gerard Pique, e lënduar nga kënga e Shakiras

Lapsi.al 1 November 2022
E dashura e Gerard Pique, e lënduar nga kënga e Shakiras

E dashura e Gerard Pique, Clara Chia Marti, është mbyllur në shtëpi pasi Shakira publikoi këngën e saj Monotonia.

Clara beson se teksti i këngës  ka në shënjestër atë pasi fansat e këngëtares Waka Waka e quajtën prishëse familjesh pas publikimit, zbuloi gazetari Jordi Martin. Ai tregoi gjatë programit Socialité, "Më thonë se Clara nuk shkon më të punojë në selinë e Kosmos, por punon nga shtëpia".“Ajo është shumë e lënduar”, shtoi gazetari.

Megjithatë, media ndau se disa fansa të ish-çiftit kanë dalë në mbrojtje të Martit duke theksuar se ajo nuk duhet të sulmohet për veprimin e Pique.Disa përdorues të rrjeteve sociale theksuan se ishte futbollisti ai që u nda nga Shakira pas lidhjes së tyre 12-vjeçare dhe e dashura e tij nuk duhet fajësuar për këtë.

Ndërkohë, në këngën, nëna e dy fëmijëve këndon: “Nuk ishte faji yt, as i imi. Faji ishte monotonia. Unë kurrë nuk thashë asgjë, por më lëndoi. E dija që kjo do të ndodhte.“Ti më braktise për shkak të narcizmit. Keharruar atë që kemi qenë. E di që kam dhënë më shumë se ti.” Shakira dhe Gerard njoftuan gjatë verës  se po ndaheshin.

“Me keqardhje konfirmojmë se po ndahemi”, thanë ata në një deklaratë për E!News. “ Fëmijë tanë janë prioriteti ynë . Ju kërkojmë që të respektoni privatësinë e tyre. Faleminderit për mirëkuptimin.”/Lapsi.al

 

Të këshilluara

Dolly Parton heq dorë nga turnetë

Dolly Parton ka deklaruar së fundmi se do të heq dorë nga turnetë. Në një intervistë të re me Pollstar, Parton pohoi, "Unë nuk mendoj se do të bëj një turne për...

13:26

ide

Dhunë? Po, të lutem! Por, kundër kujt?

Dëmi që i është bërë Shqipërisë përgjatë qeverisjes së regjimit të Ramës, është radikalisht i pakrahasueshëm me dëmin minimal të shkaktuar përgjatë këtyre ditëve."

20:08 Agon Hamza

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

91.32

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI