Flash

E akuzoi për shpifje, Salianji fiton gjyqin në Apel ndaj Evi Kokalarit

Lapsi.al 1 November 2022
E akuzoi për shpifje, Salianji fiton gjyqin në Apel ndaj Evi Kokalarit

Deputeti i Partisë Demokratike Ervin Salianji ka fituar gjyqin në Apelin e SPAK ndaj Evi Kokalarit. Po ashtu, Salianji ka fituar pafajësinë edhe për akuzën e fyerjes.

Gjyqi erdhi pasi Salianji dhe Kokalari u konfliktuan gjatë një interviste televizive. Deputeti demokrat e cilësoi aktivisten 'skizofrene', duke shtuar se bashkëshorti i Kokalarit është i përfshirë në partinë Agimi i Artë, i financuar nga qarqe antishqiptare. Pas kësaj Kokalari ka ngritur një padi ndaj Salianjit dhe filimisht të fitojë gjyqin ndaj tij për shpifje. Gjykata kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar dënoi Salianjin me 50 mijë lekë gjobë, por Apeli vendosi në favor të tij.

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

90.94

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI