Flash

Billie Eilish dhe partneri i saj kritikohen për veshjen e Halloween

Lapsi.al 1 November 2022
Billie Eilish dhe partneri i saj kritikohen për veshjen e Halloween

Billie Eilish dhe partneri i saj, Jesse Rutherford janë kritikuar së fundmi pasi u paraqitën të veshur si një fëmijë dhe plak në festën e 'Halloween'.

Ndërsa disa fansa mbronin ciftin shumica u tmerruan nga kostumet e tyre."Billie është e rritur mjaftueshëm për të ditur sa e frikshme është kjo " shkroi një fans.“Nuk mund të besoj se Billie Eilish dhe Xhessi Rutherford nuk u veshën për halloween”, tha një tjetër duke vënë në dukje diferencën 11 vjecare në moshë. Ndjekësit e tjerë  e quajtën Halloween-in e tyre “shumë të çuditshëm” dhe “aq të turpshëm”.

Dyshja ndezi thashethemet për romancë në fillim të këtij muaji. Ata u panë të kapur për dore në Halloween Horror Nights në Los Angeles. Artistët thuhet se kanë qenë miq prej vitesh pasi një llogari e fansave të Rutherford ndau një foto të çiftit duke pozuar së bashku në dhjetor 2017, kur ajo ishte 16 vjeç dhe ai 26.

Billie ka qenë e lidhur me aktorin Matthew Tyler Vorce pasi të dy u panë së bashku në prill 2021. Para asaj romance të përfolur, ajo ishte  me reperin Brandon Quention Adams . Ata qëndruan bashkë për gati një vit dhe i dhanë fund në 2019.

Këngëtarja foli për ndarjen në dokumentarin e saj  Billie Eilish: The World’s a Little Blurry. “Unë thjesht nuk isha e lumtur. Dhe nuk doja të njëjtat gjëra që ai donte. Mendoj se kjo është e drejtë, për të”, u shpreh Eilish atëherë. Sa i përket Jesse, ai ishte në një marrëdhënie me modelen Devon Lee Carlson për gjashtë vjet deri në ndarjen e tyre vitin e kaluar./Lapsi.al

Të këshilluara

Dolly Parton heq dorë nga turnetë

Dolly Parton ka deklaruar së fundmi se do të heq dorë nga turnetë. Në një intervistë të re me Pollstar, Parton pohoi, "Unë nuk mendoj se do të bëj një turne për...

13:26

Martesa e Ben Affleck dhe JLo në krizë

Ben Affleck dhe Jennifer Lopez thuhet se janë përfshirë në një krizë martesore. Edhe pse dyshja u panë së bashku gjatë muajt të mjaltit në Europë, burimet trego...

12:59

ide

Dhunë? Po, të lutem! Por, kundër kujt?

Dëmi që i është bërë Shqipërisë përgjatë qeverisjes së regjimit të Ramës, është radikalisht i pakrahasueshëm me dëmin minimal të shkaktuar përgjatë këtyre ditëve."

20:08 Agon Hamza

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

91.32

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI