Flash

Berisha: Negociatat në PD nuk nisën me Gaz Bardhin

Lapsi.al 1 November 2022
Berisha: Negociatat në PD nuk nisën me Gaz Bardhin

“Negociatat nuk nisën me Gazment Bardhin, por me dikë tjetër”. Kështu deklaroi Edi Paloka pasi grupi i Enkelejd Alibeajt njoftoi se nuk ka marrëveshje mes palëve për të dalë me një kandidat të përbashkët në zgjedhjet e 14 majit.

Paloka preferoi të mos e thotë emrin e personit më të cilën kanë nisur negociatat. Për këtë çështje ka folur më shumë Kryetari i PD-së, Sali Berisha gjatë një interviste në ABC. Berisha u pyet për një takim në muajt gusht – shtator me Helidon Bushatin dhe Enkelejd Alibeajn me ndërhyrjen e një biznesmeni.

“Të jem i sinqertë, secili nga ata deputetë e ka derën e hapur të Sali Berishës. Përderisa ne e kemi hequr nenin e përjashtimit, anëtarë të grupit të PD, kanë të drejtën e fraksionit. Kur kam hyrë në atë seli ka qenë Alibeaj dhe Bardhi.

Shumë normale. Sa i përket takimit nuk përbën lajm. Do i pres edhe nesër po të më vijnë në zyrë. U takon t’i pres dhe t’i përcjell. Janë bërë bisedime dhe normalisht që do zhvilloheshin bisedime. Me cilin do eksponent që shton probleme pa diskutim do diskutohet.

LEXO EDHE: Mustafaj: Cilët janë përgjegjësit për dështimin e bashkimit të PD

Nuk kam kërkuar ndërmjetësime. Biznesmeni nuk them që nuk më ka takuar. Por nuk e di pse dhe si. Por ju them se dera ime është e hapur. Përderisa ata janë deputetë.

Alibeaj nuk ka nevojë të kërkojë ndërmjetësimin e askujt. Pavarësisht se kemi diferenca në qëndrime. Përderisa statuti nuk i përjashton dhe nuk i ngrin. Unë i kam hequr përjashtimet. Ka plot parti që i kanë përjashtimet. Por i kam hequr për kushtet që ndodhet PD. Për këtë kontekst.

Bushatin e respektoj dhe e ka derën e hapur. Ata kanë ngarkuar Bardhin. Unë i kërkova Edi Palokës. Një njeri që ka mbajtur lidhje në kohën e përplasjeve. U ulën. Biseduan me prirjen më të plotë për integrim për bashkim” – tha Berisha. ©LAPSI.al

Të këshilluara

Berisha: Mes Ramës dhe Veliajt ka probleme!

Sali Berisha thotë se marrëdhënia mes Ramës dhe Veliajt nuk është e mirë dhe se mes tyre ka probleme. Kryetari i PD, deklaroi se gara e PD për Tiranën, bashkinë...

21:50

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI