Flash

Akuzohet për mashtrim me kriptomonedhat, shtyhet prapë seanca për biznesmenin turk

Lapsi.al 1 November 2022
Akuzohet për mashtrim me kriptomonedhat, shtyhet prapë seanca për

Seanca gjyqësore ndaj biznesmenit turk Faruk Ozer është shtyrë sërish. Ai akuzohet se ka fituar 2 miliardë dollarë nga mashtrimi me kriptomonedhat. Edhe sot pritej vendimi për ekstradimin e tij drejt Turqisë. Avokati i Ozer u shpreh se duhet të zhvillohet një proces i rregull gjyqësor. Juristi shton se nuk e kupton gjithë këtë ngutje të gjykatës.

Faruk Fatih Özer akuzohet pasi në vitin 2017 ka krijuar një platformë online të quajtur “Thodex”. Ajo u krijua me funksion shkëmbimin e kripto-monedhës. Pasi ka akumuluar afërsisht 2 miliard USD pasuri në asete dixhitale ai e ka mbyllur atë dhe të gjitha rrjetet sovciale. Më pasi ai është larguar nga Turqia. Për këto arsye Özer ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar me kartelë të kuqe për llogari të Zyrës Qëndrore të Interpol Ankara.

Autoritetet turke të cilat kanë lëshuar Urdhrin Ndërkombëtar të Arrestit ndaj këtij shtetasi, kanë bërë të ditur se pas arrestimit të tij, menjëherë do të nisin procedurat për ekstradim në rrugë diplomatike dhe gjyqësore.

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

90.94

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI