Flash

Telashe financiare për Kanye West

Lapsi.al 31 October 2022
Telashe financiare për Kanye West

Kanye West po përballet me probleme financiare. Disa burime kanë treguar se dhe pse ka një sasi të madhe parash, ai  ka shpenzime  dhe mund të jetë në telashe nëse nuk gjen një mënyrë për të ndryshuar rrjedhën.

Sipas tyre, West ka pesë burime të ardhurash dhe se katër prej tyre ose janë mbyllur plotësisht ose janë komprometuar  nga shpërthimi i tij antisemitik.  Adidas deklaroi se pasi i dha fund marrëveshjes masive të atleteve Yeezy me të pas postimeve të tij. Kompania u shpreh se do të ndalonte menjëherë pagesat dhe nuk do të kishte bashkëpunime me të në të ardhmen. Për sa i përket koncerteve , ai do të kishte një shfaqje në stadiumin SoFi në LA më 4 nëntor, por kjo u anulua dhe nuk është ftuar më të performojë.  Reperi pritej të nxirrte një album të ri por ende nuk ka kontaktuar me një shtëpi diskografike . Marrëveshja e tij me labelin e vjetër Def Jam përfundoi në vitin 2021.

Kanye ka qenë dhe më  parë  në telashe me paratë. Në vitin 2016 u zbulua se muzikanti  kishte 54 milionë dollarë borxh. Thuhet se paratë ishin për shkak të përpjekjeve të tij të shumta për të nisur një linjë të modës./Lapsi.al

Lexo Edhe:https://lapsi.al/2022/10/27/akademia-e-kanye-west-mbyllet-pas-komenteve-antisemitike/

Të këshilluara

Çfarë ndodhi në Seoul

Shumica e fundjavave, rrugicat e ngushta të Itaewon, në kryeqytetin e Koresë së Jugut, Seoul, janë të zëna me festues dhe turistë. Tani është vendi i një prej f...

13:18

Mel B konfirmon fejesën me Rory McPhee

Melanie “Mel B” Brown ka konfirmuar se është fejuar me të dashurin e saj prej tre vitesh, parukierin Rory McPhee. Artistja ndau detaje të propozimit gjatë nj...

16:29

Sërish telashe ligjore për Kanye West

Kanye West po përballet me një padi prej 4.5 milionë dollarësh nga ish-menaxheri i tij i biznesit. Sipas dokumenteve ligjore të marra nga The Blast ,menaxher...

13:38

Taylor Swift konfirmon turneun 'Midnights'

Taylor Swift ka folur së fundmi për albumin e saj të ri, Midnights. Gjatë emisionit të "The Graham Norton Show" , këngëtarja "Bejeweled", zbuloi se do të zhv...

12:00

ide

Dhunë? Po, të lutem! Por, kundër kujt?

Dëmi që i është bërë Shqipërisë përgjatë qeverisjes së regjimit të Ramës, është radikalisht i pakrahasueshëm me dëmin minimal të shkaktuar përgjatë këtyre ditëve."

20:08 Agon Hamza

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

91.32

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI