Flash

SHBA: Ia bëmë të qartë edhe privatisht Kurtit ç'donim për targat

Lapsi.al 31 October 2022
SHBA: Ia bëmë të qartë edhe privatisht Kurtit

"Shtetet e Bashkuara dhe komuniteti ndërkombëtar kërkon nga Kosova një shtyrje të plotë të afatit për riregjistrimin e makinave me targa të lëshuara nga Serbia, e jo “shtyrje të pjesshme”Kështu tha zëdhënësi i Departamentit amerikan të Shtetit, Ned Price, gjatë një konference për gazetarë më 31 tetor. Ai tha se këtë kërkesë ua kanë bërë të qartë autoriteteve në Kosovë, edhe publikisht, edhe privatisht.

“Ne kemi qenë të qartë, publikisht dhe privatisht, se komuniteti ndërkombëtar, përfshirë SHBA-në kërkon një shtyrje të plotë në zbatimin e këtyre çështjeve. Ne nuk kërkojmë një shtyrje të pjesshme, nuk kërkojmë zbatim në faza. Komuniteti ndërkombëtar i ka kërkuar Qeverisë së Kosovës për një shtyrje të plotë në zbatimin [e vendimit të targave]. Sërish, këto diskutime po vazhdojnë, diskutimet me palët në rajon, diskutimet me Bashkimin Evropian”, - tha Price.

Ai përsëriti qëndrimin se SHBA-ja mendon se Kosova ka të drejtë të zbatojë vendimin për targat, sipas Marrëveshjes së Brukselit, por ritheksoi se SHBA-ja është “e zhgënjyer” dhe e “shqetësuar që Qeveria e Kosovës ka refuzuar kërkesën dhe këshillën e partnerëve të saj më të ngushtë sa i përket zbatimit [të vendimit për targat]”.

LEXO EDHE: Afati për targat/ Albin Kurti sërish nën presionin e SHBA

Qeveria e Kosovës më 28 tetor njoftoi se vendimi për riregjistrimin e makinave me targa të lëshuara nga Serbia – që Prishtina i konsideron ilegale – në targa RKS (Republika e Kosovës) do të zbatohet në tri faza, duke filluar nga 1 nëntori. SHBA-ja dhe Bashkimi Evropian kanë kërkuar që Kosova të shtyjë afatin për targat edhe për 10 muaj. Edhe BE-ja ka shprehur “zhgënjim” me vendimin e 28 tetorit të Qeverisë së Kosovës të udhëhequr nga Albin Kurti.

Sipas vendimit të ri, nga 1 nëntori të gjithë pronarëve të makinave me targa serbe në Kosovë, do t’iu shqiptohet masë qortimi me kërkesë për t’u drejtuar në Qendrën e Regjistrimit të Automjeteve. Ndërkaq, nga 21 nëntori deri më 21 janar, të gjithë pronarët e makinave me targa serbe në Kosovë, do të gjobiten me nga 150 euro.

Faza e tretë përfshin përdorimin e targave provuese dhe pas 21 prillit të vitit 2023, Qeveria ka thënë se në Kosovë nuk do të ketë makina që qarkullojnë me targat e lëshuara nga Serbia. Fillimisht, vendimi i ekzekutivit kosovar thoshte se 31 tetori ishte afati i fundit për riregjistrim të veturave me targa serbe në targa RKS – Republika e Kosovës.

Besohet se në veriun e Kosovës të banuar me shumicë serbe, qarkullojmë afër 10.000 targa të lëshuara nga Serbia, me akronime për qytetet e Kosovës sikurse PZ, PR, KM e të ngjashme. Vendimi për targa, fillimisht ishte paraparë të hynte në fuqi më 1 gusht, por ishte shtyrë për një muaj, pasi serbët lokalë e kundërshtuan atë dhe ngritën barrikada në veri të Kosovës. /REL 

Të këshilluara

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI