Flash

Rusia kalon kufirin ukrainas, raketat prekin territorin e një tjetër shteti europian

Lapsi.al 31 October 2022
Rusia kalon kufirin ukrainas, raketat prekin territorin e një tjetër

Dritaret e disa shtëpive në një fshat moldav u thyen pasi një raketë ruse e rrëzuar nga forcat ukrainase kaloi kufirin, sipas ministrisë së brendshme të Moldavisë.

“Këtë mëngjes, një raketë e rrëzuar nga sistemi anti-ajror ukrainas ra në skajin verior të fshatit Naslavcea në Republikën e Moldavisë”, tha ministria në një deklaratë.

“Për momentin, nuk ka viktima të regjistruara, por dritaret e disa shtëpive në Naslavcea janë shkatërruar”, shtoi ministria.

Naslavcea ndodhet në veri të Moldavisë, në kufi me Ukrainën. Një grup pune qeveritar është në vendngjarje dhe janë marrë të gjitha masat mbrojtëse pas incidentit, thuhet në deklaratë.

Ministria tha se pala ukrainase i informoi ata të hënën në mëngjes se kishte një sulm me dron në Hidrocentralin Dniester, i cili është në territorin e Ukrainës dhe në një distancë prej 10 kilometrash nga diga Naslavcea, duke synuar infrastrukturën energjetike.

“Autoritetet ukrainase njoftojnë se nuk ka rrezik për përmbytje”, vazhdoi deklarata.

Të hënën në mëngjes, një seri sulmesh raketore ruse u nisën në infrastrukturën kryesore në të gjithë Ukrainën, duke lënë pjesë të Kievit pa energji elektrike dhe ujë.

Të këshilluara

Zgjidhet presidenti i ri i Brazilit

Brazili ka zgjedhur të dielën presidentin e tij të ri. Luiz Inácio Lula da Silva mundi presidentin aktual Bolsonaro në raundin e dytë të zgjedhjeve, duke ...

12:08

SHBA: Rusia po përdor ushqimin ‘si armë’

Rusia, e cila njoftoi të shtunën se do të pezullojë marrëveshjen për eksportin e produkteve bujqësore nga portet e Ukrainës, po përdor “ushqimin si armë”, sipas...

10:16

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

6°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI