Flash

Meta: Fëmijët e mi do kthehen në Shqipëri, studimet jashtë vendit ua kemi paguar me lekët që na jep pallati

Lapsi.al 31 October 2022
Meta: Fëmijët e mi do kthehen në Shqipëri, studimet

Kreu i Partisë së Lirisë Ilir Meta ka komentuar edhe njëherë të ardhurat e familjes së tij që përballon edhe shpenzimet e fëmijëve që studiojnë jashtë vendit. I ftuar në "Zona Zero", Meta tha se shpenzimet i përballojnë pasi kanë një pallat përmes të cilit nxjerrin ende të ardhura. Kreu i PL-së u shpreh se fëmijët e tij do të kthehen në Shqipëri pasi lidhjen me atdheun e kanë shumë të fortë.

“Fëmijët e mi do të kthehen në Shqipëri dhe kjo është e padiskutushme dhe kanë një lidhje shumë të fortë me vendin. Unë jam i bindur që vendi do të ndryshojë tërësisht. Mesazhi ynë, i PL është që Shqipëria iu përket të rinjëve. Kështu që kjo është histori e përfunduar dhe misioni im kryesor. Vajza e madhe është kthyer dhe ka përfunduar studimet e shkëlqyera për matematike dhe financë edhe dy fëmijët e tjerë vijojnë studimet. Nëse qytetarët pyesin se si ja bën Meta dhe Monika për shpenzimet, ata duhet ta dinë se ne kemi një pallat brenda rregullave dhe normave me firmën e Edi Ramës, me të cilin përballojmë shpenzimet e fëmijevë. Jo se edukimi në Shqipëri është i keq por për t’ju dhënë një pavarësi më të madhe atyre,”- tha Meta.

Të këshilluara

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI