Flash

Irani konfiskon një cisternë me 11 milion litra naftë kontrabandë

Lapsi.al 31 October 2022
Irani konfiskon një cisternë me 11 milion litra naftë

Garda Revolucionare e Iranit ka konfiskuan një cisternë të huaj nafte, që po bartte 11 milionë litra karburante në Gjirin Persik.

Shefi i gjyqësorit në provincën Hormozgan, Mojtaba Ghahremani, tha për mediat iraniane më 31 tetor se anija po bartte “karburante të kontrabanduara”. Ai shtoi se kapiteni dhe anëtarët e ekuipazhit të cisternës janë arrestuar.

Autoritetet iraniane ende nuk kanë bërë të ditur se çfarë nacionaliteti i përkasin personat e arrestuar, por as në cilin shtet është e regjistruar cisterna.

Ghahremani tha se konfiskimi i anijes “u bë pas një muaji punë të detajuar të verifikimit të informacioneve”, duke shtuar se vlera e anijes është afër 6.7 milionë dollarë.

“Të gjitha anijet që transportojnë karburante për cisternën e konfiskuar, do të ndiqen penalisht”, tha ky zyrtar i gjyqësorit.

Autoritetet iraniane kohë pas kohe njoftojnë për konfiskimin e dërgesave të kontrabanduara të karburanteve dhe për arrestimin e ekuipazhit.

Në maj, Garda Revolucionare iraniane konfiskoi cisternën Delta Poseidon dhe një cisternë tjetër të operuar nga Greqia. Ky konfiskim ishte në kundërpërgjigje të masave të njëjta të Greqisë, teksa tensionet me Iranin janë rritur.

Greqia në prill konfiskoi cisternën Pegas, e regjistruar në Iran, por e operuar nga stafi rus.

Konfiskimi i kësaj cisterne vjen teksa Irani dhe fuqitë botërore po negocionojnë mbi ringjalljen e marrëveshjes bërthamore, që Teherani arriti më 2015./REL

Të këshilluara

Zgjidhet presidenti i ri i Brazilit

Brazili ka zgjedhur të dielën presidentin e tij të ri. Luiz Inácio Lula da Silva mundi presidentin aktual Bolsonaro në raundin e dytë të zgjedhjeve, duke ...

12:08

ide

Rama dhe psikologjia e masave: Rruga e fashizmit hapet nëse mposhtet ptotesta

Në rastin e protestave aktuale, thelbi nuk është “urrejtja e masës” ndaj zhvillimit. Thelbi është se një pjesë e madhe e shoqërisë nuk pranon më që “zhvillimi” të përkufizohet vetëm nga qeveria, investitori dhe propaganda. Qytetarët po thonë se zhvillimi duhet të matet edhe me demokraci, drejtësi, mjedis, punë dinjitoze, llogaridhënie dhe të drejtën e qytetarëve për të vendosur mbi hapësirat ku jetojnë

21:27 Klevis Kolasi

MOTI TIRANA

30°c

KËMBIMI EURO

94.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI