Flash

E rëndë për familjen shqiptare në Itali, vdes në aksident 22-vjeçarja dhe tre fëmijë të mitur

Lapsi.al 31 October 2022
E rëndë për familjen shqiptare në Itali, vdes në

Një tragjedi e rëndë është shënuar mbrëmjen e djeshme përgjatë Via Emilia drejt Parmës. Një makinë tip Fiat Stilo, u përplas me një shtëpi të pabanuar në rrugën numër 52 në via Newton.

Katër persona shqiptarë, një vajzë 22-vjeçare dhe tre fëmijë të moshës 2, 8 dhe 12-vjeç kanë vdekur menjëherë, ndërsa një burrë është shtruar në spital në gjendje shumë të rëndë shëndetësore.

Sipas informacioneve fillestare, vajza 22-vjeçare është nëna e fëmijës 2-vjeçar ndërsa i plagosuri është partneri i gruas dhe babai i fëmijës 2-vjeçar.

Shkaqet e aksidentit shumë të rëndë po rikonstruktohen nga policia lokale e Reggio Emilia. Familja me origjinë shqiptare po udhëtonte në makinë kur automjeti u përplas me murin. Makina është shkatërruar plotësisht.

 

Sipas informacioneve fillestare, në makinë ndodhej 22-vjeçarja dhe partneri i saj me djalin 2-vjeçar, ndërsa dy fëmijët e tjerë të moshës 8 dhe 12 vjeç, nuk ishin fëmijët e tyre por dyshohet se të afërm.

Të këshilluara

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

29°c

KËMBIMI EURO

91.54

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI