Flash

Daçiç: Nuk do t’u themi serbëve të Kosovës që t’i pranojnë targat “RKS”

Lapsi.al 31 October 2022
Daçiç: Nuk do t’u themi serbëve të Kosovës

Zëvendëskryeministri i Serbisë, njëherazi edhe ministri i Jashtëm, Ivica Daçiç, ka thënë se Qeveria serbe nuk do t’u bëjë thirrje serbëve në Kosovë që t’i pranojnë targat “RKS”.

Duke folur për “Radio Televizionin e Vojvodinës”, Daçiç ka thënë se Serbia nuk do të lejojë asnjë kërcënim apo masakër ndaj popullit të saj.

“Siç e keni dëgjuar presidentin Vuçiç, ne duam një kompromis, nuk duam të bëjmë asnjë lëvizje që do të interpretohej si incident apo provokim. Por, keni dëgjuar edhe nga vetë serbët se ata do të mbrojnë interesat e tyre. Serbia nuk do të lejojë askënd të kërcënojë apo kryejë masakër ndaj popullit të saj”, tha Daçiç.

Daçiç ka folur edhe për thirrjet nga Bashkimi Evropian dhe Perëndimi për t’i vendosur sanksione Rusisë.

“Ne mund të vendosim sanksione, por jo edhe të heqim dorë nga Kosova, sepse kur ata pajtohen me atë që është interes i Serbisë atëherë do të pajtohemi qind për qind. Unë ndjek politikën e shtetit tim, dorën e kemi zgjatur, duhet zgjatet edhe dora nga ana tjetër”, ka thënë Daçiç

Të këshilluara

Policia aksion në Vlorë, rrethohet pallati!

Policia e Vlorës ka zhvilluar një aksion në orët e vona të mbrëmjes, ku ka kontrolluar në një pallat pranë shtëpisë së oficerëve. Raportohet se kërkimet janë...

18:03

ide

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

90.94

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI