Mijëra të rinj britanikë (sidomos vajzat) të veshur me kostume “të frikshme” dolën mbrëmjen e së shtunës duke mbushur rrugët dhe baret. “Daily Mail” sjell një kolazh me fotot më pikante nga festat e të rinjve në qytete të ndryshme.
Nuk munguan vajzat si shtriga apo dhe kaubojt, nxitëset e tifozëve, piratët dhe dragonjtë. Disa e kishin marrë më pak seriozisht duke u veshur si Ghostbusters, Kësulëkuqe të mbuluara me gjak apo nuse dhe dhëndër zombie. Festat kanë zgjatur deri në orët e para të mëngjesit.
Policia u angazhua për të ruajtur qetësinë duke angazhuar më shumë forca në mbarë vendin. Shumica e qyteteve mbetën të qeta, por nuk munguan skenat kaotike për shkak të alkoolit të tepërt. ©LAPSI.al
LEXO EDHE: Shkon në 151 numri i viktimave në festën e Hallouinit në Seul





















