Flash

Shkon në 151 numri i viktimave në festën e Hallouinit në Seul

Lapsi.al 30 October 2022
Shkon në 151 numri i viktimave në festën e Hallouinit në

Të paktën 151 vetë humbën jetën dhe rreth 81 u plagosën në një situatë kaotike kur një turmë u dynd në një lagje qendrore të kryeqytetit të Koresë së Jugut, Seul për festimet e Hallouinit të shtunën në mbrëmje, tha një zyrtar i zjarrfikësve.

Një numër i madh njerëzish u rrëzuan në një rrugë të ngushtë gjatë festimeve të Hallouinit, tha Choi Sung-beom, kreu i Stacionit të Zjarrfikësve në Yongsan. Numri i viktimave mund të rritet.

"Zona është ende në kaos kështu që ende po përpiqemi të kuptojmë se sa ishte numri i saktë i personave të plagosur," tha Moon Hyun-joo, një zyrtar në Agjencinë Kombëtare të Zjarrfikësve.

Mes atyre që u dërguan në spitale pati edhe të huaj. Shumë nga viktimat ishin gra të reja në të njëzetat e tyre, tha zoti Choi. Dëshmitarët përshkruan skena kaotike dhe policia e pranishme për të mbjatur rendin në pritje të paradës së Hallouinit, kishte vështirësi në ruajtjen e kontrollit të turmës.

Ishte parada e parë e Hallouinit prej tre vjetësh, që kur vendi hoqi kufizimet e COVID-it dhe distancimin fizik. Disa dëshmitarë përshkruan se turma po bëhej gjithnjë e më e padisiplinuar dhe e parregullt me kalimin e orëve.

Presidenti Yon Suk-yeol kryesoi një takim urgjent me zyrtarë të lartë dhe urdhëroi ekipet mjekësore të urgjencës të shkojnë në atë zonë, tha zyra e tij. Autoritetet thanë se po hetonin shkakun e saktë të incidentit. /LAPSI.al

Të këshilluara

Fotot/ Rama kopjon Lukashenkon

Nga Peshkopia ku ndodhet për fushate elektorale Edi Rama e ka shpërndarë në faqen e tij në Facebook një foto me sfurk në dorë përbri një mullari me kashtë. Por ...

20:30

Rama: Taksë për tokën e papunuar!

Kryeministri Edi Rama u shpreh sot se qeveria po mendon për një taksë të jashtëzakonshme vetëm për tokën e papunuar. Në një takim me operatorët turistikë në ...

16:24

Rama: Mua më thonë, o idiot nuk bëhet ky vend

Gjatë një takimi me fermerë në Dibër, kryeministri Edi Rama, ka thënë se mundësitë për zhvillimin janë këtu, jo duke marrë rrugën për të punuar për të tjerët në...

13:45

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI