Flash

SHBA: Rusia po përdor ushqimin ‘si armë’

Lapsi.al 30 October 2022
SHBA: Rusia po përdor ushqimin ‘si armë’

Rusia, e cila njoftoi të shtunën se do të pezullojë marrëveshjen për eksportin e produkteve bujqësore nga portet e Ukrainës, po përdor “ushqimin si armë”, sipas një deklaratë të zëdhënëses të Këshillit të Sigurisë Kombëtare të Shtëpisë së Bardhë Adrienne Watson.

“Rusia po përpiqet edhe një herë të përdorë luftën që filloi si një pretekst për të përdorur ushqimin si armë, duke prekur drejtpërdrejt vendet në nevojë, si dhe çmimet e ushqimeve në mbarë botën, dhe duke përkeqësuar krizat tashmë serioze humanitare dhe pasigurinë ushqimore,” tha Watson në deklaratë.

Moska e justifikon lëvizjen e saj sepse – siç pretendon,  ukrainasit dhe dronët britanikë sulmuan flotën e saj jashtë Krimesë, ndërsa fajëson gjithashtu Londrën për sabotimin e tubacioneve Nord Stream.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

6°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI