Flash

Elon Musk reagon ndaj rikthimit të Kanye në Twitter

Lapsi.al 30 October 2022
Elon Musk reagon ndaj rikthimit të Kanye në Twitter

Elon Musk ka reaguar për praninë e Kanye West në Twitter.

Musk i cili përfundoi blerjen e tij prej 44 miliardë dollarësh të Twitter-it – postoi  se platforma e rrjeteve sociale “do të formojë një këshill për moderimin e përmbajtjes me këndvështrime shumë të ndryshme”. “Asnjë vendim i madh për përmbajtjen apo rivendosje llogarie nuk do të ndodhë përpara se të mblidhet ai këshill.."

Por,një përdorues i Twitter-it e pyeti Musk,  "Po pse e keni rivendosur tashmë llogarinë e Kanye West? Twitter nuk duhet të jetë një platformë për të përhapur racizëm dhe antisemitizëm," CEO i Tesla iu përgjigj përdoruesit, duke shkruar: "Llogaria e Ye-së u rivendos nga Twitter para blerjes. Ata nuk më konsultuan dhe nuk më informuan."

Llogaria e West u kufizua në fillim të këtij muaji pasi një nga postimet e tij në Twitter shkeli rregullat e kompanisë. Sidoqoftë, llogaria e tij nuk u fshi apo u ndalua kurrë. Në vend të kësaj, ai ishte i kufizuar dhe Twitter e fshiu postimin, sipas The New York Times. Reperi  u kritikua nga shumë personazhe të famshëm, duke përfshirë edhe ish-të tij, Kim Kardashian.

"Gjuha e urrejtjes nuk është në rregull ose e justifikueshme," shkroi themeluesja e SKIMS. "Unë qëndroj  me komunitetin hebre. Jam kundër dhunës së tmerrshme dhe urretjes ndaj tyre ," vazhdoi ajo./Lapsi.al

Të këshilluara

Taylor Swift konfirmon turneun 'Midnights'

Taylor Swift ka folur së fundmi për albumin e saj të ri, Midnights. Gjatë emisionit të "The Graham Norton Show" , këngëtarja "Bejeweled", zbuloi se do të zhv...

12:00

Publikohet letra e fundit e Hueyda El Saied

Hueyda El Saied u nda nga jeta në moshën 46-vjeçare, pasi humbi betejën me kancerin e gjitit. Hueyda la pas një djalë, Gabrielin, i cili së bashku me babain ...

12:20

Divorc edhe për Tom Brady me Gisele Bündchen

Tom Brady dhe Gisele Bündchen planifikojnë të bëjnë kërkesë për divorc të premten, konfirmon Page Six. Çifti kanë arritur një marrëveshje për t’i dhënë fund ma...

20:01

ide

Ngatërresa e madhe me Ergys Agasin

Ato që tregojnë më pak për historinë e “Gysit” janë pamjet dhe deklaratat e nxjerra nga arkivat për lidhjen e tij me Ramën. Pasi nuk është i pari që njollos të  dytin

10:34 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

24°c

KËMBIMI EURO

92.28

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI