Flash

Ambasadori rus në Serbi: Nuk shkëmbehet Kosova me Donbasin

Lapsi.al 30 October 2022
Ambasadori rus në Serbi: Nuk shkëmbehet Kosova me Donbasin

Ambasadori rus në Serbi, Aleksander Botsan-Kharchenko, tha se pretendimet e analistëve perëndimorë se Moska do të tregtojë Kosovën në këmbim të Donbasit dhe territoreve të tjera nuk kanë të bëjnë me realitetin.

“Nuk flitet dhe nuk mund të flitet për ndonjë tregti. Qëndrimi i Rusisë për çështjen e Kosovës është parimor dhe konsistent, i pavarur nga konjukturat.

Ne evokojmë për arritjen e një zgjidhjeje të qëndrueshme, të pranueshme reciprokisht ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit, në koordinatat ligjore ndërkombëtare, bazuar në Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuar”, - ka thënë ambasadori rus Botsan-Kharchenko për gazetën beogradase “Politika".

LEXO EDHE: Escobar: Plani franko-gjerman për Kosovën publikohet së shpejti

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

90.94

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI