Flash

Ekspertët: Kosova rrëzikon të hyjë në një fazë të rrezikshme

Njohësit e politikës kërkojnë që partitë politike të vendosin sa më shpejt nëse duan të bëjnë kompromise për zgjedhjen e presidentit apo të shpallen zgjedhjet e reja. Kjo pasi, sipas tyre, pas 5 tetorit Kosova do të mbetet pa president. Çdo vonesë në formimin e institucioneve para tetorit vlerësohet se do t’i kushtojë vendit me pasoja të reja institucionale e politike.

22:45

Është krizë përfaqësimi jo informimi

Deputetët socialistë takohen me qytetarin vetëm kur ia kërkon Rama, sepse atë përfaqësojnë dhe atij i binden. Ndaj takimi i tyre me qytetarët nuk bëhet për të qarë hallin qytetar, por për të zgjidhur hallin e Ramës me pakënaqësinë e qytetare

19:59 Blendi Kajsiu

'Zhdukja' e makinave me naftë e benzinë: BE finalizon marrëveshjen

Lapsi.al 29 October 2022
'Zhdukja' e makinave me naftë e benzinë: BE finalizon

Ligjvënësit e Bashkimit Europian finalizuan marrëveshjen për zero emetime nga makinat e furgonët e rinj brenda një dekade. Kjo ujdi kyçe e vendos Europën në trajketoren e një ardhmeje të mbizotëruar nga automjetet elektrike. Parlamenti Evropian, që përfaqësohej në këtë rast nga ligjvënësi holandez Jan Huitema, dhe Këshilli i BE-së, i përfaqësuar nga mbajtësja aktuale e presidencës europiane, Çekia, arritën marrëveshjen pas diskutimesh të gjata.

Fillimisht, ky u konsiderua si një nga propozimet legjislative me polemizuese të të ashtuquajturës Marrëveshja e Gjelbër e BE-së. Por dosja e standardeve të CO2 përparoi me shpejtësi. Ajo zuri vendin e parë të paketës së miratuar nga shtetet anëtare dhe Parlamenti.

Legjislacioni kërkon që të gjitha makinat dhe furgonët e rinj të shitur në BE të kenë emetim zero deri në vitin 2035. Kjo ndalon efektivisht shitjen e makinave të reja me benzinë ​​dhe naftë. Pra mjete që funksionojnë me teknologjinë e motorëve me djegie.

Shefi i BE-së për klimën, Frans Timmermans tha se marrëveshja dërgon një sinjal të fortë për industrinë dhe konsumatorët.

“Europa po përqafon në këtë mënyrë kalimin drejt lëvizjes me emetim zero. Prodhuesit europianë të makinave tashmë po dëshmojnë se janë gati të hedhin hapa konkretë. Ndërsa makinat elektrike po bëhen gjithmonë e më të përballueshme në treg”, tha ai.

Ndërsa ministri çek i Industrisë dhe Tregtisë Jozef Síkela u shpreh se marrëveshja “do t`i hapë rrugën një industrie moderne dhe konkurruese të automobilëve në BE”.

Ligjvënësit ranë dakord gjithashtu për një objektiv të përkohshëm që parashikon reduktimin me 55% të emetimeve të CO2 deri në vitin 2030. Kjo krahasuar me nivelet e vitit 2021 për makinat dhe një reduktim prej 50% për furgonat.

Të këshilluara

Sunak zhvillon bisedën e parë me Macron

Kryeministri i ri i Britanisë Rishi Sunak dhe presidenti francez Emmanuel Macron diskutuan çështjen e emigrantëve klandestinë që kalojnë nëpërmjet kanalit të La...

15:30

ide

Është krizë përfaqësimi jo informimi

Deputetët socialistë takohen me qytetarin vetëm kur ia kërkon Rama, sepse atë përfaqësojnë dhe atij i binden. Ndaj takimi i tyre me qytetarët nuk bëhet për të qarë hallin qytetar, por për të zgjidhur hallin e Ramës me pakënaqësinë e qytetare

19:59 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

92.12

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI