Flash

Qëlloi në ajër, policia sekuestron armët dhe vë në pranga 32-vjeçarin në Lezhë

Lapsi.al 29 October 2022
Qëlloi në ajër, policia sekuestron armët dhe vë në

Policia e Lezhës ka vënë në pranga Alfred Pacin, 32 vjeç, banues në Spiten.

Paci u arrestua pasi kishte qëlluar në ajër me armë zjarri duke terrorizuar banorët e tjerë. 32-vjeçarit i sekuestrohet një armë zjarri pistoletë dhe një kallashnikov.

Njoftimi i policisë:

Lezhë /Finalizohet operacioni policor i koduar “Spiten”, i zhvilluar nga Komisariati i Policisë Lezhë.

Vihet në pranga një 32-vjeçar që posedonte pa leje, 2 armë zjarri (kallashnikov dhe pistoletë), të cilat janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale.

Në vijim të punës për parandalimin e ngjarjeve kriminale, si dhe për identifikimin dhe kapjen e shtetasve që posedojnë armë, në mënyrë të kundërligjshme, shërbimet e Policisë, mbështetur me inteligjencë informative se një shtetas mbante në banesë, armë zjarri pa leje dhe qëllonte në ajër, me to, kanë finalizuar operacionin policor të koduar “Spiten”, si rezultat i të cilit është arrestuar në flagrancë shtetasi:

-A. P., 32 vjeç, banues në Spiten, për veprën penale “Mbajtja pa leje e armëve, armëve luftarake dhe municionit” dhe “Prishja e rendit dhe e qetësisë publike”.

Në bazë të informacioneve të marra rezulton se 32-vjeçari, në fshatin Spiten, Lezhë, kishte qëlluar në ajër, me armët e zjarrit që posedonte pa leje.

Shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale 2 armë zjarri (kallashnikov dhe pistoletë).

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Lezhë për veprime të mëtejshme.

Të këshilluara

Rama: Mua më thonë, o idiot nuk bëhet ky vend

Gjatë një takimi me fermerë në Dibër, kryeministri Edi Rama, ka thënë se mundësitë për zhvillimin janë këtu, jo duke marrë rrugën për të punuar për të tjerët në...

13:45

ide

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

90.94

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI