Flash

Pas konfliktit dyshohet se qëlloi me armë makinën me tre persona brenda, arrestohet 45-vjeçari në Berat

Lapsi.al 29 October 2022
Pas konfliktit dyshohet se qëlloi me armë makinën me tre persona

Një 45-vjeçar i cili qëlloi me çifte, nga automjeti i tij në drejtim të një automjeti tjetër me të cilin lëviznin tre shtetas, është vënë në pranga nga policia pak  orë pas ngjarjes.

‘Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Berat arrestuan shtetasin Bledar Qolja, 45 vjeç, banues në Berat, pasi dyshohet se gjatë natës, teksa drejtonte automjetin e tij, në lagjen “Ish Kombinati”, ka qëlluar me armë gjahu (çifte), si pasojë e një konflikti për motive të dobëta, në drejtim të automjetit me të cilin lëviznin shtetasit E. T., 29 vjeç, E. D., 25 vjeç dhe G. L., 25 vjeç’, tha policia.

Mësohet se nga e shtëna nuk ka persona të lënduar. Policia ka sekuestruar çiften, dy gëzhoja, një shirit me fishek dhe një thikë. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Berat, për veprime të mëtejshme.

Të këshilluara

Rama: Taksë për tokën e papunuar!

Kryeministri Edi Rama u shpreh sot se qeveria po mendon për një taksë të jashtëzakonshme vetëm për tokën e papunuar. Në një takim me operatorët turistikë në ...

16:24

Rama: Mua më thonë, o idiot nuk bëhet ky vend

Gjatë një takimi me fermerë në Dibër, kryeministri Edi Rama, ka thënë se mundësitë për zhvillimin janë këtu, jo duke marrë rrugën për të punuar për të tjerët në...

13:45

ide

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

90.94

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI