Flash

Këlliçi “thumbon” Alimehmetin: Përballë Veliajt duhet një politikan

Lapsi.al 29 October 2022
Këlliçi “thumbon” Alimehmetin: Përballë

Belind Këlliçi është kandidati i parë brenda opozitës që hyn në procesin e primareve. Ai është gati të lërë mandatin e deputetit për të garuar përballë Velajt. Ambicien për të garuar në procesin e primareve brenda PD gjithashtu e ka shprehur edhe mjeku Ilir Alimehmeti, ish-deputeti Gert Bogdani dhe aktori Julian Deda.

Por a është një kandidaturë politike si e Këlliçit më e avantazhuar në Tiranë në raport me dikë nga shoqëria civile apo jo politikisht aktiv? Deputeti tha se një model si kryebashkiaku Veliaj, tërësisht politik, duhet të ketë përballë një figurë politike.

“Një model si Erion Veliaj përballë, tërësisht politik, që në fakt tentoi të hynte si pjesë e shoqërisë civile dhe u fut në PS, ne duhet t’i përballemi politikisht. Kjo është një betejë politike. Gjykoj se kushdo që pretendon se përballja me Veliajn nuk është politike, nuk është i sinqertë" - tha ai.

Në një lidhje të drejtpërdrejtë me “Log.” në ABC ai sqaroi pse e shpalli kandidaturën pikërisht 1 orë pas firmosjes së marrëveshjes PD-PL.

LEXO EDHE: Këlliçi: Do lë mandatin e deputetit, Veliaj i lehtë për t’u mundur

“Nuk ka lidhje me nënshkrimin e marrëveshjes. Unë kërkova paradite që të shpallja kandidaturën. Për mos i paraprirë marrëveshjes, kam pritur me deklaratën gati për ta bërë deri sa mbaroi konferenca. Nuk ka lidhje" - tha ai.

Deputeti theksoi se ka padurim nga ana e tij për të rrëzuar Erion Veliajn në Tiranë. Vendimin për të kandiduar në bashkinë e Tiranës, tha se e mori në 10-ditëshin e fundit pas takimeve me demokratët.

“E kam ndarë mendjen dhe çështja e fundit që kam pasur problem është mandati. Unë kam derdhur shumë mund dhe djersë por gjykoj se ky është një moment historik për të rrëzuar një model që është krijuar me Erion Veliajn" - shtoi Këlliçi.

Vendimi i Këlliçit për të hyrë në garën për Bashkinë e Tiranës erdhi 24 orë pasi Partia Demokratike hapi procesin e primareve për bashkinë e Tiranës, Durrësit dhe Elbasanit. Emrat zyrtar të opozitës për këto 3 bashki pritet të zgjidhen brenda muajit nëntor. ©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

26°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI