Flash

Fillon prodhimi i monedhës së parë me imazhin e mbretit Charles

Lapsi.al 29 October 2022
Fillon prodhimi i monedhës së parë me imazhin e mbretit Charles

Ndryshimi nw Britani ka filluar. Monedhat e para që mbajnë imazhin e mbretit Charles III tani janë duke u prerë në mënyrë që të hidhen në qarkullim në Mbretërinë e Bashkuar në dhjetor.

Monedhat 50 penash me një imazh të Charles të krijuar nga skulptori britanik Martin Jennings po prodhohen në Uells në The Royal Mint, e cila ka prodhuar monedha me monarkë britanikë mbi to për 1100 vjet që datojnë nga Alfredi i Madh.

Skulptori Martin Jennings, i cili krijoi portretin e Mbretit, tha se të dëshmosh prodhimin e monedhës ishte një "përvojë mjaft e jashtëzakonshme".

mbretit Charles

Ai tha se u deshën muaj punë të mundimshme për të bërë imazhin e duhur. Ai përdori fotografitë e mbretit Charles në ditëlindjen e tij të 70-të për të krijuar një shëmbëlltyrë të monarkut, në atë që është vepra më e vogël që i është dashur të prodhojë ndonjëherë.

"Duhet të jetë një portret i saktë, por edhe që thotë diçka për vlerat e qëndrueshme të institucionit që ai përfaqëson," tha Jennings.

Ana e pasme e medaljes është një kopje e modelit të përdorur në Kurorën e vitit 1953, për të përkujtuar kurorëzimin e Mbretëreshës.

Përfundimisht, do të prodhohen 9.6 milionë monedha 50p të dizajnit më të fundit. Do të prodhohen prerje të tjera, me imazhin e Mbretit, në përputhje me kërkesën. Ato do të qarkullojnë me monedhat që shfaqin mbretëreshën e ndjerë, që do të pranohen ende në dyqane.

Të këshilluara

Divorc edhe për Tom Brady me Gisele Bündchen

Tom Brady dhe Gisele Bündchen planifikojnë të bëjnë kërkesë për divorc të premten, konfirmon Page Six. Çifti kanë arritur një marrëveshje për t’i dhënë fund ma...

20:01

Pique viziton Shakirën

Ndërkohë që Gerard Pique dhe Shakira vazhdojnë me gjyqin e ndarjes dhe luftojnë për kujdestarinë e fëmijëve të tyre, futbollisti i Barcelonës ka vizituar shtëpi...

16:45

Pasojat që do të sjell libri i Princ Harry

Pasojat që do të vinë nga libri i Princ Harry do të jenë katastrofike, sipas një eksperti, “Pasojat e kësaj do të jenë të gjera. Do  të jenë shumë shkatërrue...

11:50

ide

Dhunë? Po, të lutem! Por, kundër kujt?

Dëmi që i është bërë Shqipërisë përgjatë qeverisjes së regjimit të Ramës, është radikalisht i pakrahasueshëm me dëmin minimal të shkaktuar përgjatë këtyre ditëve."

20:08 Agon Hamza

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

91.32

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI