Flash

Covid-19 në Shqipëri/ 38 infektime të reja në 24 orët e fundit

Lapsi.al 29 October 2022
Covid-19 në Shqipëri/ 38 infektime të reja në 24 orët e

Ministria e Shëndetësisë ka përditësuar të dhënat e fundit të pandemisë. Mësohet se 38 është numri i qytetarëve të infektuar me Covid-19 në vendin tonë. Gjatë 24 orëve të fundit janë kryer 581 testime.

Janë 242 qytetarë aktivë në të gjithë vendin, ndërsa në spital po marrin trajtim katër pacientë. Fatmirësisht nuk është shënuar asnjë humbje jete. Numri i të shëruarëve ka arritur në 327,948 që nga fillimi i epidemisë, pasi gjatë 24 orëve të fundit 17 persona nuk janë më të infektuar.

Statistika ( 29 Tetor 2022)

Raste të reja ditore 38

Të shëruar në 24 orë 17

Të shtruar në spitale 4

Humbje jete në 24 orë 0

Testime ditore 581

Testime totale 1,996,731

Raste pozitive 331,783

Raste të shëruara 327,948

Raste Aktive 242

Humbje jete 3,593

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

90.94

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI