Flash

Çoroditja e shifrave për udhëtimet charter të Edi Ramës

Lapsi.al 29 October 2022
Çoroditja e shifrave për udhëtimet charter të Edi

I kapur me “presh në duar” nga të dhënat e sistemit TIMS, me më shumë se 130 fluturime charter jashtë vendit, Edi Rama u detyrua të tregojë paratë që paguan nga buxheti për “Ismaili”-n, avionin që ka në dispozicion në bazë të një kontrate qiraje nga Air Albania.

Deri dje, shifrat ishin “konfidenciale” për mediat, sipas Drejtorisë së Shërbimeve Qeveritare.

Fakti që shpenzimet publikohen në llogarinë personale të Ramës në Twitter dhe nuk dalin nga dokumenta zyrtare, hedh dyshime të forta mbi vërtetësinë e tyre.

Megjithatë, supozojmë se shifrat e publikuara nga Rama në Twitter janë të vërteta.

Për vitin 2020, Rama tha se ka shpenzuar 1 milion e 930 mijë lekë të vjetra. Këtë vit ka kryer 18 fluturime charter. Mesatarja e pagesës për një udhëtim del 105 mijë lekë të vjetra.

Për vitin 2021, Rama tha se ka shpenzuar rreth 650 mijë lekë të vjetra. Këtë vit ka kryer 33 fluturime charter. Mesatarja e pagesës për një udhëtim del 20 mijë lekë të vjetra.

Për vitin 2022, Rama tha se ka shpenzuar rreth 1 milion e 200 mijë lekë të vjetra. Deri në Tetor ka kryer 13 fluturime charter. Mesatarja e pagesës për një udhëtim del 105 mijë lekë të vjetra.

[caption id="attachment_771862" align="alignnone" width="1024"]Edi dhe Linda Rama me charter ne Izrael Edi dhe Linda Rama me charter ne Izrael[/caption]

Shifrat, nëse janë të vërteta nuk kanë asnjë llogjikë ekonomike, për të mos thënë që janë qesharake.

Si mund të kushtojë një fluturim vajtje-ardhje me charter 20 mijë lekë të vjetra?

Me çmimet e sotme të naftës, 20 mijë lekë të vjetra paguhen mesatarisht për karburantin me një udhëtim vajtje-ardhje Tiranë-Durrës.

Ndërkohë, kur flitet për fluturime charter shpenzimet janë astronomike. Në media është raportuar se një orë e marrë me qira e avionit “Airbus A319-100” kushton afërsisht 15 mijë euro, ndërsa vetëm në një orë ky mjet fluturues konsumon rreth 2600 litra karburant.

Pagesat e raportuara nga kryeministri pasqyrojnë një çoroditje në aspektin ekonomik.

Ose Rama gënjen trashë, ose kontrata e qirasë është një qokë që pronarët e kompanisë ajrore ia kanë bërë kryeministrit të Shqipërisë, në këmbim të favoreve të tjera.

Pikërisht në këtë linjë të dytë ishte edhe komenti që bëri publicist Fatos Lubonja pas daljes së shifrave.

“Duhet KLSH të bëjë gjithë bilancin dhe të nxirret qartë transparenca sepse mund të jenë dhe oligarkët. Pashë që është një Sinan që është pjesë e kësaj, një pronar që u merrka me karburantet, i cili ka favore nga qeveria. Mund të jetë dhe shpërblimi i Sinanit nëpërmjet formave të tjera për të bërë kryeministri udhëtime me charter”, tha ai.

Në fakt, që kur Air Albania hyri në treg 3 vite më parë, nuk ka dorëzuar asnjë bilanc në Qendrën Kombëtare të Biznesit. Pavarësisht kësaj shkeljeje, ndaj kompanisë nuk është marrë asnjë masë.

Në vitin 2018, kur u krijua Air Albania, pala shqiptare përfaqësohej nga Sinan Idrizi. Kompania ishte një investim i përbashkët politik i kryeministrit të Shqipërisë Edi Rama dhe presidentit të Turqisë Recep Tayyip Erdogan.

Burimet fillestare të financave të Idrizit mbeten mister.

Disa javë më parë u evidentua një shkelje tjetër e Air Albania nga Qendra Kombëtare e Biznesit, pasi kompania nuk kishte plotësuar formularin e pronarëve fundorë./Lapsi.al

Të këshilluara

ide

Çfarë e ka shfazuar Edi Ramën

Përtej teorive komplotiste ka një shpjegim të thjeshtë se si ata të rinj që bërtasin rrugëve të Shqipërisë kundër kryeministrit të tyre, u gjendën në të njëjtën anë të barikadës me mediat më të rëndësishme të globit

16:26 Andi Bushati

Zvërneci si përralla e çekut të bardhë

Shqiptarët janë skeptik kur dëgjojnë historinë e përsëritur se do vijnë investime nga jashtë miliarda euro që do na pasurojnë dhe punësojnë të gjithëve, kuptohet vetëm pasi kanë privatizuar perlat tona kombëtare. Aq më tepër kur përrallat me investime prej miliard eurosh kanë dalë bllof s në rastin e projektit Marina Durrës ku u tha se do investoheshin 2.5 miliardë dollarë

10:03 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

95.24

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI