Flash

Zbulohet slogani për protestën e 12 nëntorit: T’i dalim zot bashkë

Lapsi.al 28 October 2022
Zbulohet slogani për protestën e 12 nëntorit: T’i dalim zot

Partia Demokratike ka thirrur protestë kombëtare më 12 nëntor, për të rrëzuar nga qeveria kryeministrin Edi Rama. Ditën e sotme është zbuluar edhe slogani i kësaj proteste.

“Shqipëria në rrezik, protesto, t’i dalim zot, bashkë”, është ky slogani i PD.

Protesta e paralajmëruar për datën 12 nëntor është shpallur nga Sali Berisha dhe Partia Demokratike. Menjëherë i është përgjigjur edhe Partia e Lirisë. Sikurse tregoi marrëveshja me 6 pika për t'u futur bashkë në zgjedhjet lokale të 14 majit, opozita tani duket se do të qëndrojë e bashkuar në rrugën e përballjes me qeverinë e Edi Ramës.

Lexo më tej: Berisha-Ramës: Jep dorëheqjen, mos prit protestën 

Ilir Meta i ka dhuruar Sali Berishës për garën lokale të 14 majit, atë që Lulzim Basha dhe Monika Kryemadhi nuk arritën të bëjnë dot për të bashkuar opozitën, para zgjedhjeve të përgjithshme të 25 prillit. Në dokumentin e koalicionit të firmosur këtë të enjte në Hotel Tirana, thuhet qartë se ish lësëistët, që kanë qenë gjithmonë një partner bezdisës për partitë e mëdha të koalicionit, nuk pretendojnë asnjë bashki të lirë për ta fituar me kandidatët e tyre.

Lexo më tej: Ish-deputetja e PS i bashkohet protestës, fotografohet mes kolegëve 

Lexo më tej: Pakti Meta-Berisha: Të hiqet Tirana nga duart e Veliajt! 

Të këshilluara

Zjarr në Kukës, humb jetën i moshuari

Kukës/Informacion paraprak. Më datë 28.10.2022, rreth orës 02:40, në afërsi të liqenit të Kukësit, ka rënë zjarr në një godinë. Dhe për pasojë ka ndërruar jetë ...

09:57

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

29°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI