Flash

Udhëtimet/ Rama krahasohet me Berishën (Shifrat)

Lapsi.al 28 October 2022
Udhëtimet/ Rama krahasohet me Berishën (Shifrat)

Kryeministri Edi Rama, ka reaguar pas akuzave të shumta për udhëtimeve me charter jashtë vendit.

Rama gjithashtu nuk la pa shënjestruar opozitën duke e akuzuar për shpifje. Ai ka bërë publike ato që janë shifrat e shpenzimeve, sipas tij, të vetat dhe Sali Berishës kur ishte kryeministër.

Me një llogaritje të thjeshtë referuar shifrave të Ramës del se Berisha harxhonte gati 4-fishin e tij për udhëtimet jashtë vendit.

Megjithatë Lapsi.al shpjegoi sot se Rama bën një manipulim me kostot që nxjerr për udhëtimet e tij. Lexojeni këtu.

“Shpifja monumentale e miliona € për tregon jo veç degjenerimin e rublaxhinjve të opozitës e gjobaxhinjve të ekraneve,po dhe përçmimin e tyre për shqiptarët: 

Shpenzimi mesatar vjetor i Kryeministrit për udhëtimet jashtë 2010 - 251.365 Lek të reja. 

2021 - 64.972Lek të reja”. Kështu shkruan Rama në Twitter.

Kujtojmë se ditën e djeshme hakerat iranianë publikuan të dhënat personale të kryeministrit Edi Rama.

Në materialin PDF me 65 faqe ka të dhëna të kreut të qeverisë që kanë të bëjnë me pasaportën, numrin e telefonit, adresën zyrtare ku banon, por edhe udhëtimet e tij jashtë shtetit nga janari 2005 deri në maj 2022.

Kreu i PD nuk i ka kursyer kritikat ndaj kryeministrit, për të cilin tha se ka lënë në mjerin shqiptarët. Berisha tha se është një çmenduri që edhe presidenti amerikan Xhorxh, ka udhëtuar sa gjysma e kryeministrit Edi Rama. Në konferencën për mediat, Berisha thotë se karburantin, rrogat e pilotëve dhe stjuardesave që shpenzon me të paktën 1 udhëtim shkojnë 150 mijë euro. Sipas Berishës, këto i paguajnë baballarët e të rinjve që zgjedhin Britaninë për të emigruar duke shkuar me gomone.

Lexo më tej: Berisha: Marrëveshja me Metën është historike, do e fitojmë Tiranën 

©Lapsi.al 

Të këshilluara

Zjarr në Kukës, humb jetën i moshuari

Kukës/Informacion paraprak. Më datë 28.10.2022, rreth orës 02:40, në afërsi të liqenit të Kukësit, ka rënë zjarr në një godinë. Dhe për pasojë ka ndërruar jetë ...

09:57

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

29°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI