Flash

Rusia: Vetëm 3% e grurit të eksportuar nga Ukraina ka arritur në vendet e varfra

Lapsi.al 28 October 2022
Rusia: Vetëm 3% e grurit të eksportuar nga Ukraina ka arritur në

Rusia ka deklaruar se vetëm 3% e ushqimeve të eksportuara sipas një marrëveshjeje të ndërmjetësuar nga OKB-ja ka shkuar në vendet më të varfra, sipas The Guardian.

Që nga nënshkrimi i marrëveshjes për eksportin e grurit në korrik, disa ton misër, grurë, produkte luledielli, elbi, dhe sojë janë nisur nga portet e bllokuara të Ukrainës.

Megjithatë, Rusia ka akuzuar Ukrainën se ka dështuar në dërgimin e ndihmës humanitare.

“Vendi se ku janë dërguar këto mallra ka rezultuar të jetë plotësisht në kundërshtim me objektivat e deklaruara fillimisht”, thuhet në një deklaratë.

“Shtetet në nevojë si Somalia, Etiopia, Jemeni, Sudani dhe Afganistani kanë marrë vetëm 3% të ushqimeve, kryesisht nga Programi Botëror i Ushqimit.”

Rusia është ankuar më parë për probleme me marrëveshjen e eksportit, duke ngritur frikën se ajo mund të tërhiqet plotësisht nëse nuk plotësohen kërkesat e saj.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

6°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI