Flash

Quentin Tarantino reagon ndaj akuzave të Kanye West

Lapsi.al 28 October 2022
Quentin Tarantino reagon ndaj akuzave të Kanye West

Quentin Tarantino ka hedhur poshtë pretendimin e Kanye West se ai dhe Jamie Foxx " morën idenë" për konceptin e filmit të tyre të vitit 2012 "Django Unchained" prej tij.

West tha se ai kishte një ide të ngjashme kur fillimisht kishte ideuar videoklipin muzikor për këngën e tij të vitit 2005 "Gold Digger". Ai lëshoi ​​videon zyrtare muzikore në 2009, e cila përqendrohet në një montazh të Foxx dhe Ye duke kërcyer.

Tarantino u shfaq në "Jimmy Kimmel Live" të enjten dhe drejtuesi e pyeti: "Kanye West tha se atij i lindi ideja për "Django Unchained". Ai deklaroi se kur po bënte videon "Gold Digger" me Jamie Foxx jua prezantoi si video dhe më pas ju e kopjuat. A ka ndonjë të vërtetë në këtë?”

Tarantino u përgjigj: “Nuk është aspak e vërtet. E kisha idenë për ‘Django’ shumë më përpara se të takoja Kanye-n. Ai donte të bënte një version filmik gjigant të 'The College Dropout' [albumi debutues në studio i Ye]. Kështu që donte të punësonte regjisorë të mëdhenj që të bënin këngë të ndryshme nga albumi dhe më pas ta nxirrte si film” shtoi ai.

“Ne e përdorëm atë si një justifikim për t'u takuar me njëri-tjetrin. U takuam dhe ia kaluam shumë mirë. Ai më tha se kishte një ide për një video. Unë mendoj se ishte për videon e 'Gold Digger'. Më tha se donte të paraqitej si një skllav teksa këndonte këngën. Ishte një ide vërtet, shumë qesharake”, deklaroi regjisori. Por, do të doja ta kishte bërë.”

Kanye aktualisht po përballet me një reagim masiv pas komenteve të tij të fundit antisemitike./Lapsi.al

Të këshilluara

Pasojat që do të sjell libri i Princ Harry

Pasojat që do të vinë nga libri i Princ Harry do të jenë katastrofike, sipas një eksperti, “Pasojat e kësaj do të jenë të gjera. Do  të jenë shumë shkatërrue...

11:50

Katy Perry reagon ndaj videos së saj virale

Katy Perry ka reaguar së fundmi ndaj videos së saj virale. Katy tha se defekti i saj në sy gjatë performancës së saj në Las Vegas nuk ishte gjë tjetër veçse një...

10:47

Rihanna publikon këngën 'Lift Me Up'

Rihanna ka publikuar së fundmi këngën e saj të re "Lift Me Up". "Më ngri lart/Më mbaj poshtë/Më mbaj afër/I sigurt ," këndon Rihanna. Kënga  shërben si një h...

09:43

ide

Ngatërresa e madhe me Ergys Agasin

Ato që tregojnë më pak për historinë e “Gysit” janë pamjet dhe deklaratat e nxjerra nga arkivat për lidhjen e tij me Ramën. Pasi nuk është i pari që njollos të  dytin

10:34 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

24°c

KËMBIMI EURO

92.28

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI