Flash

Pique viziton Shakirën

Lapsi.al 28 October 2022
Pique viziton Shakirën

Ndërkohë që Gerard Pique dhe Shakira vazhdojnë me gjyqin e ndarjes dhe luftojnë për kujdestarinë e fëmijëve të tyre, futbollisti i Barcelonës ka vizituar shtëpinë e ish-gruas së tij menjëherë pas publikimit të këngës së saj të re ‘Monotonía’ ku ajo flet për fundin e lidhjes së tyre.

Gjatë vizitës së Pique-s, mësohet se edhe këngëtarja ka qenë aty së bashku me fëmijët e tyre. Lojtari i Barcelonës mbërriti me Porsche-n e tij, duke u përpjekur t’u shmangej gazetarëve që ndodheshin në hyrje të shtëpisë, për të marrë fëmijët e tij.

Gerard Pique është munduar me të gjitha mënyrat të shmangë shtypin dhe ka hyrë nga garazhi i shtëpisë së prindërve të tij, ngjitur me shtëpinë e banuar nga familja e Shakirës.

Futbollisti nuk ka dashur të bëjë asnjë koment dhe vizita e tij ka qenë e kufizuar për të marrë fëmijët e tij.

Duhet theksuar se kjo është hera e parë që ai shfaqet në shtëpinë dukur të tij dhe Shakirës që pas ndarjes së tyre.

Pique u fut brenda në shtëpi vetëm për 10 minuta dhe u largua pa thënë asnjë fjalë për shtypin.

Kujtojmë që futbollisti është në një lidhje me modelen Clara Chia Marti-n, ndërsa ka dy djem Sasha-n dhe Milan me këngëtares kolumbiane, Shakirën.

Të këshilluara

Pasojat që do të sjell libri i Princ Harry

Pasojat që do të vinë nga libri i Princ Harry do të jenë katastrofike, sipas një eksperti, “Pasojat e kësaj do të jenë të gjera. Do  të jenë shumë shkatërrue...

11:50

Katy Perry reagon ndaj videos së saj virale

Katy Perry ka reaguar së fundmi ndaj videos së saj virale. Katy tha se defekti i saj në sy gjatë performancës së saj në Las Vegas nuk ishte gjë tjetër veçse një...

10:47

Rihanna publikon këngën 'Lift Me Up'

Rihanna ka publikuar së fundmi këngën e saj të re "Lift Me Up". "Më ngri lart/Më mbaj poshtë/Më mbaj afër/I sigurt ," këndon Rihanna. Kënga  shërben si një h...

09:43

ide

Dhunë? Po, të lutem! Por, kundër kujt?

Dëmi që i është bërë Shqipërisë përgjatë qeverisjes së regjimit të Ramës, është radikalisht i pakrahasueshëm me dëmin minimal të shkaktuar përgjatë këtyre ditëve."

20:08 Agon Hamza

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

91.32

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI