Flash

Madonna mbështet Cardi B pas postimit të saj

Lapsi.al 28 October 2022
Madonna mbështet Cardi B pas postimit të saj

Madonna po i bën të ditur fansave të saj se nuk ka asgjë kundër Cardi B.

Përmes rrjetit të saj social , Madonna postoi një video duke kërcyer me këngën e reperes, WAP. "Të dua zemër", shkroi ajo poshtë videos. Javën e kaluar,artistja deklaroi se për shkak të hapjes së saj ndaj intimitetit  në vitet 1980 dhe 1990, artistet femraishin në gjendje të përfitonin nga betejat me të cilat u përball më parë.

Ajo shkroi pjesërisht se ishte "intervistuar nga njerëz mendjengushtë të cilët u përpoqën të më turpëronin për fuqizimin e vetes si grua. Më quajtën kur*ë, shtrigë dhe djall. Tani Cardi B mund të këndojë për WAP-in e saj." Madonna thirri gjithashtu Miley Cyrus dhe Kim Kardashian. "Kim Kardashian mund të dalë në kopertinën e çdo reviste e zhveshur. Miley Cyrus gjithashtu bëri videoklipin, 'Wrecking Ball". Jeni të mirëpritura" shtoi ajo së bashku me një emoji të kllounit.

Cardi B iu kundërpërgjigj këngëtares, duke shkruar në Twitterin e saj, "Unë i kam bërë  homazhe kësaj femre kaq shumë herë, sepse jam rritur duke e dëgjuar atë.Ajo mund ta thotë mendimin e saj pa vënë emoji të kllounit . Këto ikonat të zhgënjejnë shumë kur hyn në industri dhe i njeh nga afër".

Postimi origjinal i Madonna-s rrotullohej rreth 30-vjetorit të librit të saj "Sex": "30 vjet më parë botova një libër të quajtur S.E.X. Shkrova gjithashtu për fantazitë e mia seksuale dhe ndava këndvështrimin tim për seksualitetin në një mënyrë ironike"./Lapsi.al

Të këshilluara

Pasojat që do të sjell libri i Princ Harry

Pasojat që do të vinë nga libri i Princ Harry do të jenë katastrofike, sipas një eksperti, “Pasojat e kësaj do të jenë të gjera. Do  të jenë shumë shkatërrue...

11:50

Katy Perry reagon ndaj videos së saj virale

Katy Perry ka reaguar së fundmi ndaj videos së saj virale. Katy tha se defekti i saj në sy gjatë performancës së saj në Las Vegas nuk ishte gjë tjetër veçse një...

10:47

Rihanna publikon këngën 'Lift Me Up'

Rihanna ka publikuar së fundmi këngën e saj të re "Lift Me Up". "Më ngri lart/Më mbaj poshtë/Më mbaj afër/I sigurt ," këndon Rihanna. Kënga  shërben si një h...

09:43

ide

Dhunë? Po, të lutem! Por, kundër kujt?

Dëmi që i është bërë Shqipërisë përgjatë qeverisjes së regjimit të Ramës, është radikalisht i pakrahasueshëm me dëmin minimal të shkaktuar përgjatë këtyre ditëve."

20:08 Agon Hamza

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

91.32

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI