Flash

Libri i ri i Harry mund të ketë pasoja të rënda sipas një eksperti

Lapsi.al 28 October 2022
Libri i ri i Harry mund të ketë pasoja të rënda sipas

Pasojat e kujtimeve të shumëpritura të Princit Harry do të jenë katastrofike, beson një ekspert.

“Pasojat e kësaj do të jenë të gjera dhe mund të jenë shumë shkatërruese,” tha autori mbretëror Richard Fitzwilliams për Daily Mail të enjten pasi u njoftua emri i librit - "Spare" - dhe data e publikimit - 10 janar.

Sipas Fitzwilliams, titulli është i bujshëm dhe "nënkupton se [Harry] nuk u vlerësua ose ... se ai nuk ndihej në qendër të ngjarjeve".

Në njoftimin e tij për shtyp, Penguin Random House e përshkroi përmbajtjen e autobiografisë së Dukës së Sussex-it si "ndershmëri e papërpunuar, e patundur", për të cilën Fitzwilliams beson se e ka "shqetësuar shumë Pallatin e Buckinghamit, veçanërisht pasi këta janë muajt e parë të mbretërimit të mbretit Charles".

“Padyshim që do të ketë intervista, serializime dhe spekulime të pafundme rreth këtij libri me kujtime”, tha Fitzwilliams për Mail, duke shtuar se ai mendon se princi 38-vjeçar duhej të kishte pritur shumë vite për të treguar historinë e tij. “Edhe Eduardi VIII, në atë kohë Duka i Windsor-it, priti deri në vitin 1951 para se të botohej ‘A King’s Story’,” vuri në dukje ai.

Mark Borkowski, një tjetër autor dhe ekspert, mendon njësoj si Fitzwilliams, duke parashikuar se "dëmi për familjen mbretërore do të jetë i madh".

"Hakmarrja e Charles mund të përfshijë mosdhënien e titujve për fëmijët e tyre, madje edhe tërheqjen e titujve të tyre si Duka dhe Dukesha e Sussex," tha Borkowski.

Ai gjithashtu ra dakord se familja mbretërore ka të ngjarë të kalojë një Krishtlindje nervoze, “pasi ata parashikojnë më të keqen".

Të këshilluara

Pique viziton Shakirën

Ndërkohë që Gerard Pique dhe Shakira vazhdojnë me gjyqin e ndarjes dhe luftojnë për kujdestarinë e fëmijëve të tyre, futbollisti i Barcelonës ka vizituar shtëpi...

16:45

Pasojat që do të sjell libri i Princ Harry

Pasojat që do të vinë nga libri i Princ Harry do të jenë katastrofike, sipas një eksperti, “Pasojat e kësaj do të jenë të gjera. Do  të jenë shumë shkatërrue...

11:50

Katy Perry reagon ndaj videos së saj virale

Katy Perry ka reaguar së fundmi ndaj videos së saj virale. Katy tha se defekti i saj në sy gjatë performancës së saj në Las Vegas nuk ishte gjë tjetër veçse një...

10:47

ide

Ngatërresa e madhe me Ergys Agasin

Ato që tregojnë më pak për historinë e “Gysit” janë pamjet dhe deklaratat e nxjerra nga arkivat për lidhjen e tij me Ramën. Pasi nuk është i pari që njollos të  dytin

10:34 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

24°c

KËMBIMI EURO

92.28

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI