Flash

Iu konfiskua 3 mln euro pasuri/ Kush është Emiljan Shega

Lapsi.al 28 October 2022
Iu konfiskua 3 mln euro pasuri/ Kush është Emiljan Shega

Sot Policia e Elbasanit ka konfiskuar pasurinë me vlerë 3 milionë euro, në pronësi të shtetasit Emiljan Shega, person me precedentë kriminalë në Mbretërinë e Bashkuar, Holandë dhe Shqipëri.

PO KUSH ËSHTË EMILJAN SHEGA?

Emiljan Shega ka qenë subjekt i Operacionit Forca e Ligjit. Atij i është dërguar formulari i pasurisë në vitin 2020. Ndërsa në vitin 2010 është arrestuar si pjesë e një grupi kriminal. Grup që trafikoi drejt Mbretërisë së Bashkuar lëndë narkotike me vlerë 10 milion paund.

Shega atë kohë u akuzua dhe u dënua nga gjykatat britanike pasi së bashku me gjashtë shtetas shqiptarë dhe tre britanik.

ARRESTIMI NË BRITANI:

Referuar “My London”, një gazete britanike që është marrë me shqyrtimin e rastit në kohën kur dosja ishte në gjykatë mësohet se Shega u arrestua aso kohe bashkë me disa persona të tjerë. Bëhej fjalë konkretisht për Xh. G, 31 vjeç, F. B, 23 vjeç dhe Emiljan Shega, 19 vjeç, të lindur në Shqipëri. Të gjithë banorë Priory Gardens të Wembleyt, të cilët sipas Prokurorisë u përfshinë në një komplot për të kanalizuar miliona paund përmes një zyre këmbimi, me të cilat më pas të paguanin drogën e klasit A që shpërndanin.

Policia britanike njoftoi aso kohe 8 kg kokainë ishin fshehur nën dërrasat e dyshemesë. Si dhe u gjetën edhe rreth 100,000 £. Të ardhurat nga shitja e drogës, sipas hetimit u pastruan më pas përmes një zyre këmbimi. Dy persona të tjerë të tjerë, britanikë, u tha se krijuan kompani false dhe u regjistruan në byronë e këmbimit. Më pas, ata i dhanë detaje të rreme Drejtorisë së Ardhurave dhe Doganave. Në atë zyrë këmbimi, sipas dyshimeve u bë edhe pastrimi i 10 milionë paundëve, të cilët u kthyen në euro dhe që një pjesë e mirë e tyre, nuk u gjetën kurrë.

Lexo më tej: “Fantazma” Ibrahim Lici mohon arrestimin, jep deklaratë nga Turqia 

Bashkë me tre shqiptarët dhe dy britanikët, aso kohe u tha se ishin akuzuar arrestuar e hetuar edhe dy shqiptarë të tjerë. Njëri prej të cilëve bëri betejë të fortë ligjore. Në krah të atij u vendosën avokatë britanikë. Por, shqiptarët e bashkë me ta Shega, u dënuan me dënime jo të vogla. Pasi sasia e madhe e lëndës narkotike që sipas policisë qarkullohej prej tyre në zonat më të populluara të Londrës ishte e klasit A. Për të cilën edhe dënimet janë më të rënda. Më vonë emri i Emiljan Shegës u paraqit edhe në shkresat e policisë sonë. Që në 2020-n e vendosi nën verifikim pasurie për ta çuar në Gjykatë vetëm një vite më pas.

Të këshilluara

Zjarr në Kukës, humb jetën i moshuari

Kukës/Informacion paraprak. Më datë 28.10.2022, rreth orës 02:40, në afërsi të liqenit të Kukësit, ka rënë zjarr në një godinë. Dhe për pasojë ka ndërruar jetë ...

09:57

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

29°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI