Flash

ERE konfirmon shtrenjtimin e energjisë, çmimi 42 lekë për kilovat mbi fashën 800 Kwh

Lapsi.al 28 October 2022
ERE konfirmon shtrenjtimin e energjisë, çmimi 42 lekë për

Enti Rregullator i Energjisë njoftoi se në muajin nëntor dhe dhjetor, do të aplikohet çmimi 42 lekë për kilovat mbi fashën 800 kilovat.

“Për të gjithë konsumatorët familjarë që furnizohen nga Shërbimi Universal (FSHU sh.a.). ERE ka detyrimin të reflektojë çmimet e energjisë së konsumatorëve fundorë të shërbimit universal, kostot e furnizimit sipas kostove të burimit të sigurimit të energjisë. Vendimi i Brodit të ERE-s nr. 242 datë 23.09.2022, i ndryshuar me vendimin e Bordit nr.254 datë 07.10.2022, qëndron në fuqi për muajt nëntor – dhjetor 2022, dhe këto çmime mbeten të aplikueshme, ashtu si përcaktuar në vendim, për periudhën 1 nëntor 2022 – 31 dhjetor 2022.

Siç theksuar dhe më parë nga vendimmarrja e ERE-s, çmimi i furnizimit me energji elektrike për konsumatorët që konsumojnë mbi fashën e konsumit 800 KË, do të mbetet objekt rishikimi periodik, bazuar në kërkesën FSHU sh.a., vendimet e Asamblesë së KESH sha, si dhe vlerësimet e ERE-s, nëpërmjet të cilave do të vlerësohen ndryshimet në çmimin e shitjes se energjisë elektrike për konsumatorët fundorë të shërbimit universal”, thuhet në deklaratën e ERE.

Fasha e re do të prekë të gjitha familjet që harxhojnë më shumë se 800 kilovat orë energji elektrike në muaj.Paraprakisht përllogaritet që janë më shumë se 180 mijë familje që preken nga kjo fashë.

Të këshilluara

Parashikimi i motit: Vijojnë koha me diell

Territori Shqiptar gjatë paradites do të vijojë nën dominimin e motit të kthjellët në bregdet dhe zonat e ulëta, por me alternime kthjellimesh dhe vranësirash p...

07:17

ide

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

90.94

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI