Flash

Ekspertët: Kosova rrëzikon të hyjë në një fazë të rrezikshme

Njohësit e politikës kërkojnë që partitë politike të vendosin sa më shpejt nëse duan të bëjnë kompromise për zgjedhjen e presidentit apo të shpallen zgjedhjet e reja. Kjo pasi, sipas tyre, pas 5 tetorit Kosova do të mbetet pa president. Çdo vonesë në formimin e institucioneve para tetorit vlerësohet se do t’i kushtojë vendit me pasoja të reja institucionale e politike.

22:45

Është krizë përfaqësimi jo informimi

Deputetët socialistë takohen me qytetarin vetëm kur ia kërkon Rama, sepse atë përfaqësojnë dhe atij i binden. Ndaj takimi i tyre me qytetarët nuk bëhet për të qarë hallin qytetar, por për të zgjidhur hallin e Ramës me pakënaqësinë e qytetare

19:59 Blendi Kajsiu

Biseda e parë Sunak-Macron/ Anglezi ngre çështjen e migrimit

Lapsi.al 28 October 2022
Biseda e parë Sunak-Macron/ Anglezi ngre çështjen e migrimit

Kryeministri i ri i Britanisë Rishi Sunak dhe presidenti francez Emmanuel Macron diskutuan çështjen e emigrantëve klandestinë që kalojnë nëpërmjet kanalit të La Manshit në bisedën e tyre të parë telefonike që kur zoti Sunak mori detyrën sipas një njoftimi të qeverisë britanike.

Por kjo çështje nuk përmendej në njoftimin zyrtar të zyrës së zotit Macron pavarësisht se të dyja palët kërkuan që në komentet e tyre pas bisedës, të zbusin tensionet e fundit dypalëshe.

Në njoftimin e zyrës së presidentit francez thuhej se zoti Macron uroi zotin Sunak për detyrën, duke shtuar se të dy ranë dakord të përgatisin një takim dypalësh vitin e ardhshëm.

Presidenti francez e sheh luftën në Ukrainë dhe çështjen e ndryshimeve klimatike si sfida të përbashkëta. Macron u shpreh i gatshëm të thellojë lidhjet mes dy vendeve, thuhej në deklaratë.

Lexo më tej: Rishi Sunak: Një profil i shkurtër për kryeministrin e ri të Britanisë 

Zëdhënësi i kryeministrit britanik tha se zoti Sunak theksoi rëndësinë e marrëdhënieve të Mbretërisë së Bashkuar me Francën. Ai e quajti Francën një vend fqinj e aleat.

Marrëdhëniet mes Francës dhe Britanisë kanë qenë të tensionuara vitet e fundit. Veçanërisht që kur Britania u largua nga Bashkimi Evropian në fillim të vitit 2020. Dy vendet shpesh kanë akuzuar njëri-tjetrin për një sërë problemesh. Mes tyre mosmarrëveshjet mbi çështjen e peshkimit pas Brexit-it. Si dhe dështimin për të frenuar fluksin e emigrantëve klandestinë që kalojnë nëpërmjet kanalit të La Manshit.

"Kryeministri theksoi rëndësinë që të dy vendet ta shndërrojnë kanalin (e La Manshit) në një korridor plotësisht të papërdorshëm për trafikantët". Kështu tha zëdhënësi i Downing Street pas telefonatës.

Në një artikull të gazetës The Times të botuar të enjten, thuhej se zoti Sunak po kërkonte një marrëveshje të re me Francën. Ku të përcaktoheshin objektiva mbi numrin e anijeve që nuk do të lejohen të hyjnë në Britani./VOA

Të këshilluara

ide

Është krizë përfaqësimi jo informimi

Deputetët socialistë takohen me qytetarin vetëm kur ia kërkon Rama, sepse atë përfaqësojnë dhe atij i binden. Ndaj takimi i tyre me qytetarët nuk bëhet për të qarë hallin qytetar, por për të zgjidhur hallin e Ramës me pakënaqësinë e qytetare

19:59 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

92.12

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI