Flash

Zjarr në zonën Rinia në Durrës

Një zjarr i madh ka përfshirë një fushë të madhe me shkurre në sektorin Rinia po u afrohet disa tokave dhe banesave. Banor&e...

16:05

Berisha: Skandali i Ramës me avionin privat shkon në të paktën 22 mln euro

Lapsi.al 28 October 2022
Berisha: Skandali i Ramës me avionin privat shkon në të

Ish-kryeministri Sali Berisha, në takimin e përjavshëm me gazetarët, është ndalur te udhëtimet me avion charter të kryeministrit Rama pas publikimit të të dhënave nga hakerat iranian. Kreu i PD nuk i ka kursyer kritikat ndaj kryeministrit, për të cilin tha se ka lënë në mjerin shqiptarët. Berisha tha se është një çmenduri që edhe presidenti amerikan Xhorxh, ka udhëtuar sa gjysma e kryeministrit Edi Rama. Në konferencën për mediat, Berisha thotë se karburantin, rrogat e pilotëve dhe stjuardesave që shpenzon me të paktën 1 udhëtim shkojnë 150 mijë euro. Sipas Berishës, këto i paguajnë baballarët e të rinjve që zgjedhin Britaninë për të emigruar duke shkuar me gomone.

Fjala e Berishës:

“Uria, dhuna, skampja po detyrojnë shqiptarët masivisht të braktisin vendin e tyre. Edi Rama ka humbur cdo lloj lidhje dhe ndjeshmërie me këtë vend. Rama ka kryer 137 udhëtimet. George Bush ka udhëtuar gjysmën e Edi Ramës dhe ka vizituar 44 vende në 4 kontinentet e botës. Për Air Force One për udhëtime boshe. Është çmenduri që tejkalon çdo lloj imagjinate. Kancelarja e një vendi të paktën 10 herë më i pasur se Shqipëria. Nuk lejon veten të udhëtojë me charter, por me linjë tregtare.

Edi Rama me 137 udhëtimet e tij vajtje-ardhje me charter, 54 i ka kryer para themelimit të Air Albania, pra ka marrë nga kompanitë e charterëve avionë taksi në dispozicion të zotërisë së tij. Fluturimet e tjera i ka bërë sërish me avion taksi me Ismailin që e do shumë dhe flet sikur i ka mbirë në kopshtin e Surrelit. Ismaili është aeroplan i Albania Airlines, dhuratë sic thotë ai e Erdogan. Problemi është se karburantin, parkingun, rrobat e pilotëve, stjuardesave dhe shpenzimet e tjera që në 1 udhëtim shkojnë të paktën 150 mijë euro i paguajnë baballarët që nisën me gomone dhe kalojnë La Manshin dhe nuk gjejnë rrugë jetese në Shqipëri. Për këtë reagoi me gjuhë të ashpër duke thënë kam dhënë sqarime e nuk jap më. Do japë sqarime për 22 milionë eurot, tejkalojnë cdo lloj limiti. E ftoj të japë dorëheqjen dhe të mos presë protestën”

Të këshilluara

Parashikimi i motit: Vijojnë koha me diell

Territori Shqiptar gjatë paradites do të vijojë nën dominimin e motit të kthjellët në bregdet dhe zonat e ulëta, por me alternime kthjellimesh dhe vranësirash p...

07:17

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

27°c

KËMBIMI EURO

91.54

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI