Flash

Apeli e dënoi me 3 vite burg, "ia mbath" ish-kryetari i Bashkisë Lezhë, nuk gjendet në banesë

Lapsi.al 28 October 2022
Apeli e dënoi me 3 vite burg, "ia mbath" ish-kryetari i

Gjykata e Apelit në Shkodër ka dënuar me 3 vite burg ish-kryebashkiakun e Lezhës Fran Frrokaj paraditen e sotme.

Ish-kryebashkiaku Frrokaj akuzohet për shpërdorim detyre dhe tjetërsim prone. Policia e Lezhës po zhvillon kontrolle për ndalimin e ish-kryebashkiakut dhe të dënuarve të tjerë.

Mësohet se nga kontrollet e para të dënuarit nuk janë gjetur në banesa.

Fran Frrokaj dhe 15 ish-zyrtarë të tjerë të Bashkisë së Lezhës, akuzohen se kanë bërë tjetërsimin e 234 mijë metrave tokë në bregdetin e Ranës së Hedhun në Shëngjin.

Hetimet për tjetërsimin e pronave në zonën e Ranës së Hedhun në Shëngjin kanë nisur në vitin 2017-të, kur në prokurori u denoncua tjetërsimi i i 234 mijë e 548 metër katrore tokë shtetërore ranishte.

Fillimisht në këtë çështje së bashku me kryebashkiakun u arrestuan edhe 22 persona të tjerë, por në gjykatën e shkallës së parë Lezhë dosja u dërgua për 18 persona, nga të cilët vetëm një u shpall i pafajshëm.

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

90.94

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI