Flash

Zjarr në zonën Rinia në Durrës

Një zjarr i madh ka përfshirë një fushë të madhe me shkurre në sektorin Rinia po u afrohet disa tokave dhe banesave. Banor&e...

16:05

Von der Leyen: Kosova i ka plotësuar të gjitha kriteret për liberalizimin e vizave

Lapsi.al 27 October 2022
Von der Leyen: Kosova i ka plotësuar të gjitha kriteret për

Presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen, ndodhet në një vizitë zyrtare në Kosovë. Pas takimit që ka zhvilluar me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmanin, Leyen ka deklaruar se Kosova ka përmbushur kriteret për liberalizmin e vizave.

“Kosova i ka plotësuar të gjitha standardet e nevojshme. Këtë e kemi thënë në vitin 2018, e kemi përsëritur dhe para disa javësh dhe gjithashtu në aspektin teknik, për liberalizimin e vizave janë plotësuar të gjitha kriteret. Komisioni është plotësisht në anën tuaj, do të bëjmë çmos që ta bindim të gjithë Këshillin që kjo temë të adresohet shumë shpejt në mënyrë konstruktive” tha Von der Leyen.

Më tej, presidentja e Komisionit Europian, tha se Europa nuk është e plotë pa Kosovën. Sipas saj vendi i Kosovës është në Bashkimin Europian.

Vendi i Kosovës është në Bashkimin Europian. Jam shumë e bindur për këtë dhe këtë ju po e dëshmoni çdo ditë. Gjithmonë do ta them, Europa nuk është e plotë pa Kosovën. Kjo është shumë e qartë. Me luftën e Rusisë dhe Ukrainës, marrëdhëniet tona me partnerët në Ballkanin Perëndimor janë më të forta. Ju siguroj që Bashkimi Europian është i përkushtuar më shumë se kurrë në procesin e zgjerimit”-tha Von der Leyen.

Të këshilluara

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

91.54

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI