Flash

Ekspertët: Kosova rrëzikon të hyjë në një fazë të rrezikshme

Njohësit e politikës kërkojnë që partitë politike të vendosin sa më shpejt nëse duan të bëjnë kompromise për zgjedhjen e presidentit apo të shpallen zgjedhjet e reja. Kjo pasi, sipas tyre, pas 5 tetorit Kosova do të mbetet pa president. Çdo vonesë në formimin e institucioneve para tetorit vlerësohet se do t’i kushtojë vendit me pasoja të reja institucionale e politike.

22:45

Është krizë përfaqësimi jo informimi

Deputetët socialistë takohen me qytetarin vetëm kur ia kërkon Rama, sepse atë përfaqësojnë dhe atij i binden. Ndaj takimi i tyre me qytetarët nuk bëhet për të qarë hallin qytetar, por për të zgjidhur hallin e Ramës me pakënaqësinë e qytetare

19:59 Blendi Kajsiu

Vazhdojnë protestat në Iran, mijëra qytetarë përplasen me forcat e sigurisë

Lapsi.al 27 October 2022
Vazhdojnë protestat në Iran, mijëra qytetarë përplasen

Në të paktën 30 qytete janë regjistruar protesta të dhunshme në Iran. Trazirat vijojnë prej më shumë se 40 ditësh. Mijëra qytetarë u mblodhën në një varrezë në qytetin e lindjes së Amini, duke brohoritur kundër pushtetit përpara se të përplaseshin me forcat e sigurisë, shkruan BBC.

Protestat u zhvilluan në shumë vende në të gjithë kryeqytetin, Teheran, ndërsa policia u kundërpërgjigj me gaz lotsjellës. Gazetari Shayan Sardarizadeh thotë se niveli i zemërimit është ndryshe nga çdo gjë që ka parë ndonjëherë.

Protestat e së mërkurës ishin më “të mëdha”, tha ai, dhe ndoshta dita më e madhe e protestave që nga fillimi i lëvizjes gjashtë javë më parë.

“Dyzet ditë pas trazirave në Iran, çfarëdo taktike që regjimi ka përdorur deri më tani, e cila është një goditje shumë e dhunshme dhe brutale, nuk ka funksionuar realisht në drejtim të shuarjes së trazirave.

Për momentin, unë nuk shoh asnjë shenjë të fundit të këtyre protestave dhe nuk shoh asnjë shenjë se regjimi e ka përgjigjen për sa i përket taktikave të reja.”

Të këshilluara

ide

Është krizë përfaqësimi jo informimi

Deputetët socialistë takohen me qytetarin vetëm kur ia kërkon Rama, sepse atë përfaqësojnë dhe atij i binden. Ndaj takimi i tyre me qytetarët nuk bëhet për të qarë hallin qytetar, por për të zgjidhur hallin e Ramës me pakënaqësinë e qytetare

19:59 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

92.12

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Berisha mbërrin në SHBA

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka mbërritur në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, duke nisur vizitën e tij në S...

09:38

Me sytë katër

PAPARAZZI