Flash

Zjarr në zonën Rinia në Durrës

Një zjarr i madh ka përfshirë një fushë të madhe me shkurre në sektorin Rinia po u afrohet disa tokave dhe banesave. Banor&e...

16:05

Ushtroi dhunë te gruaja dhe fëmijët, policia e Elbasanit arreston 50-vjeçarin

Lapsi.al 27 October 2022
Ushtroi dhunë te gruaja dhe fëmijët, policia e Elbasanit arreston

Një 50-vjeçar është arrestuar në Cërrik. Policia e ka kapur në flagrancë duke ushtruar dhunë kundrejt gruas dhe dy fëmijëve të tyre.

Ndërsa blutë e Elbasanit kanë vënë në pranga dhe dy shtetas të tjerë. Po ashtu janë proceduar në gjendje të lirë 7 persona të tjerë.

Njoftimi i policisë:

DVP Elbasan/Vihen në pranga 3 shtetas dhe procedohen në gjendje të lirë 7 të tjerë, për vepra të ndryshme penale. Evidentohen dhe goditen 4 raste të krimeve mjedisore, vihet në pranga njëri nga autorët e dyshuar, procedohen penalisht 3 të tjerë. Qarkullonte me doza heroine me vete, vihet në pranga 34-vjeçari. Procedohen penalisht 2 shtetas, për moskallëzim të veprimtarisë kriminale të 34-vjeçarit të arrestuar.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të komisariateve të Policisë, Elbasan, Gramsh dhe Librazhd, në vijim të kontrolleve me qëllim parandalimin dhe evidentimin e krimeve mjedisore, kanë konstatuar dhe goditur, gjatë 24 orëve, 4 raste të krimeve mjedisore.

-U arrestua në flagrancë shtetasi E. D., 35 vjeç, banues në Elbasan, pasi u kap nga shërbimet e Policisë duke ndërtuar një objekt pa lejen përkatëse, në një sipërfaqe toke për të cilën nuk disponon certifikatë pronësie, në lagjen “Shënkoll”, Elbasan;

-U referuan materialet në Prokurori dhe nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin F. V., 29 vjeç, banues në Elbasan, pasi dyshohet se i ka ndërtuar një shtesë banesës së tij, pa lejen përkatëse;

-U referuan materialet në Prokurori dhe nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin Z. T., 19 vjeç, pasi në fshatin Çekrez, Gramsh, u kap nga shërbimet e Policisë, duke transportuar lëndë drusore, të siguruar në mënyrë të kundërligjshme;

-U referuan materialet në Prokurori dhe nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin P. T., 26 vjeç, banues në Prrenjas, pasi u kap nga shërbimet e Policisë, duke transportuar lëndë drusore, të siguruar në mënyrë të kundërligjshme.

-Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Cërrik arrestuan në flagrancë shtetasin I. H., 50 vjeç, banues në Cërrik, pasi ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij dhe ndaj 2 fëmijëve të tyre.

Të këshilluara

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

25°c

KËMBIMI EURO

91.54

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

Me sytë katër

PAPARAZZI