Flash

"100 vjet burg"/ Detaji në mesazhin e Ramës që transformoi Erjon Veliajn

Rebelimi i Erion Veliajt ndaj Edi Ramës nuk erdhi nga humbja e Bashkisë së Tiranës, por nga bindja se pas burgosjes dhe poshtërimit të tij qëndronte vetë kryeministri, një e vërtetë që ia shkatërroi shpresën e fundit, por njëkohësisht e çliroi nga frika dhe nënshtrimi ndaj njeriut që dikur e quante “vëllai i madh”.

14:17

Transportonte 7 emigrantë të paligjshëm, arrestohet 30-vjeçari në Elbasan

Lapsi.al 27 October 2022
Transportonte 7 emigrantë të paligjshëm, arrestohet

Një 30-vjeçar është arrestuar nga policia e Elbasanit. Ai u kap pasi ishte vënë në kërkim për transportimin e 7 emigrantëve të paligjshëm, me qëllim kalimin e kufirit. Blutë njoftojnë se u prangos shtetasi P. Ç., 30 vjeç, banues në Poliçan, Berat.

Njoftimi i policisë:

Kapet dhe vihet në pranga 30-vjeçari i shpallur në kërkim për transportimin e 7 emigrantëve, për kalim të paligjshëm të kufirit.

Seksioni për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme të DVP Elbasan, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Poliçan, në vijim të operacioneve të njëpasnjëshme për evidentimin dhe goditjen e aktivitetit kriminal të dhënies ndihmë shtetasve të huaj, kundrejt fitimit, për kalim të paligjshëm të kufirit, si dhe mbështetur nga inteligjenca informative, kanë finalizuar operacionin policor të koduar "Seven”, si rezultat i të cilit u kap dhe u vu në pranga shtetasi P. Ç., 30 vjeç, banues në Poliçan, Berat.

30-vjeçari u shpall në kërkim, pasi transportonte kundrejt fitimit, me automjetin e tij, 7 emigrantë nga vendet e treta, me qëllim kalimin e paligjshëm të kufirit. Ky shtetas, duke përfituar nga kushtet e errësirës, mbrëmjen e datës 12.09.2022, u largua menjëherë nga vendngjarja. Kjo ndodhi sapo evidentoi mbërritjen e punonjësve të Policisë.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Pare Elbasan, për veprime të mëtejshme.

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

91.00

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI