Flash

Tom Hiddleston bëhet baba për herë të parë

Lapsi.al 27 October 2022
Tom Hiddleston bëhet baba për herë të parë

Tom Hiddleston dhe Zawe Ashton kanë mirëpritur fëmijën e tyre të parë së bashku.

“Tom dhe Zawe janë shumë të lumtur”, tha një burim për Us Weekly të mërkurën.“Ata kanë pasur vështirësi dhe nuk po flenë shumë, por janë të emocionuar.”

Në qershor, Page Siz, zbuloi se aktori do të bëhej baba për herë të parë. Lajmi  erdhi në të njëjtin muaj kur Hiddleston, konfirmoi fejesën e tyre. “Jam shumë i lumtur”, tha aktori për Los Angeles Times.Dyshja ndezën thashethemet e fejesës tre muaj më parë kur Ashton u pa me një unazë në dorën e saj të majtë në BAFTA Awards.

Tom ka qenë i  lidhur më parë me Taylor Swift. Ai foli për  romancën e tij me fituesen e Grammy-së pasi u ndanë, duke i thënë GQ se e konsideron atë "një grua të mahnitshme".

Hiddleston e quajti romancën e tyre "të vërtetë" në intervistën e shkurtit 2017. "Ajo është bujare, e sjellshme dhe e bukur. Ne kaluam shumë mirë me njëri tjetrin."Një marrëdhënie kërkon gjithmonë punë," vazhdoi ai. "Një marrëdhënie në qendër të vëmendjes kërkon punë."

Megjithatë, aktori u komentua në media në shkurt kur " pëlqeu" një postim që i referohej artistes. “Ajo nuk shkruan këngë për ata njerëz me të cilët nuk ka patur një marrëdhënie serioze si Tom Hiddleston dhe Calvin Harris”, thuhej në postim./Lapsi.al

Të këshilluara

Rihanna i rikthehet muzikës

Rihanna i është rikthyer muzikës pas gjashtë vitesh. Ajo ndau lajmin me fansat përmes një video në Instagram. Klipi shfaqte një "R" të madh argjendi dhe zëri...

12:05

Britney Spears sulmon Selena Gomez: Hipokrite

Britney Spears ka sulmuar së fundmi Selena Gomez. Ajo kritikoi këngëtaren për një fjalim që mbajti  në American Music Awards 2016.“Nuk dua t’i shoh trupat tu...

16:52

Kanye West bie nga rangu i milionerit

Kanye West ka humbur statusin e miliarderit tani që Adidas ka ndërprerë partneritetin me të. “Adidas nuk e toleron antisemitizmin dhe çdo lloj tjetër të gjuh...

15:48

ide

Ngatërresa e madhe me Ergys Agasin

Ato që tregojnë më pak për historinë e “Gysit” janë pamjet dhe deklaratat e nxjerra nga arkivat për lidhjen e tij me Ramën. Pasi nuk është i pari që njollos të  dytin

10:34 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

24°c

KËMBIMI EURO

92.28

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI