Flash

Meta "rikthehet plotësisht" tek PD: Nuk jam penduar në 2013-n

Lapsi.al 27 October 2022
Meta "rikthehet plotësisht" tek PD: Nuk jam penduar në

I pyetur nëse është penduar që ka prishur marrëveshjen me PD-në në 2013, Ilir Meta tha se marrëveshja u deklarua e mbyllur pas 4 vitesh bashkëqeverisje. Ish-presidenti deklaroi se nuk ka pendesë në këtë drejtim.

"Jeni penduar që në 2013 e prishët marrëveshjen me PD-në?" Kjo ishte pyetja që iu bë nga gazetarët, pasi Meta nënshkroi një marrëveshje që defacto i jep përparësinë totale PD-së në zgjedhjet lokale. Një marrëveshje aspak të ngjashme atë që Monika Kryemadhi bëri me Lulzim Bashën në 2021.

"Lidhur me marrëveshjen e 2013, ish LSI përfshirë dhe Ilir Metën nuk kanë prishur asnjë marrëveshje. Kur erdhi fundi i marrëveshjes, para se të niste fushata, u deklarua një marrëveshje që e kishte mbyllur rolin e saj. Nuk ka ndonjë pendesë në këtë drejtim. Sa i takon të gjitha vendimeve të ish-LSI, të gjitha kanë qenë në interes të integrimit europian të vendit. Pasi qeverisja e Nanos u bë pengesë e integrimit, LSI dha një rol të rëndësishëm në 2005. Berisha firmosi MSA-në që ishte bllokuar dhe sot jemi këtu ku jemi për shkak të pengmarrjes që i ka bërë Rama shtetit. Edhe vendimet e tjera kanë qenë për vullnetin e mirë për të zhbllokuar të tilla situata. Edhe në 2013 marrëveshja me Ramën ka qenë për të votuar 3 ligjet që mbanin peng integrimin. Pasi mendova që në këtë mënyrë kontribuonim për të zhbllokuar këtë proces." - u shpreh Meta.

Lexo më tej: Zbardhet e gjithë marrëveshja/ 6 pikat që firmosën Berisha e Meta 

Të këshilluara

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

30°c

KËMBIMI EURO

91.54

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI